Milan në gjurmët e Nemanja Vidiç

27 Mars 2013, 16:48Sport TEMA

Mbrojtja ka qenë një ndër pikat më të dobëta këtë sezon për Milanin dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur që të hyjnë fuqishëm në merkato. Sipas mediave italiane, objektivi kryesor për mbrojtjen pritet që të jetë serbi i Mançester Junaited, Nemanja Vidiç.

Kontrata e këtij të fundit me ekipin anglez përfundon vitin e ardhshëm dhe duket se Aleks Ferguson ka vendosur që ta nxjerrë në shitje 31-vjeçarin, në mënyrë që të të fitojë diçka nga shitja e tij.

Tekniku skocez duket se nuk ka ndërmend që t’i ofrojë një rinovim të kontratës atij, duke parë se Vidiç ka pasur problem të shumta dëmtimesh dhe këtë sezon ka qenë i disponueshëm 18 herë në 44 ndeshje që ka zhvilluar Junaited deri më tani.

Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë seriozisht për një afrim të mundshëm të tij në ekip. Vidiç cilësohet nga drejtuesit kuqezi si partneri ideal për Mekses në mbrojtje dhe do të mbushte disi boshllëkun e krijuar nga largimi i brazilianit Tiago Silva drejt PSG. /b.l

2 komente në “Milan në gjurmët e Nemanja Vidiç”

  1. TOTILA says:

    Historikisht makineS ish -JUGOSLLAVE te FUTBOLLIT NDER VITE deri sa JUGOSLLAVIA ISHTEe pa shperbere ,ja nderronin marshet futbollistet KROATE ,BOSHNJAKE dhe CRNE GORE .Vetem 2 SERBE kane shkelqyer me sakte tre per 45 vjet : PREDRAG DZAIC : BAJEVIC dhe PREDRAG STOIKOVIC.Doni fakte .Me thoni sa here perfaqesuesja e SERBISE KA dale ne finale apo gjysem finale te ndonje evenimenti ne EUROPE apo ne BOTE .KROATET ? Filloj me ALEKSANDER POPEJVODEN ,IVICA SHURJAK ,JOSIF KATALINSKI ,DAVOR SHUKER e sa e sa te tjere . NEMAJA VIDIC ? ,po me habit fakti se si ka “SHPETUAR ” NGA SYTE E SPURDHJAK ONE-s. Nuk me bind ky lojtar .MILANI had better ,te fokusohej tek italianet dhe t’ia linte KOZMOPOLITIZMIN ….INTERIT .

  2. Vapa says:

    TOTILA!

    Me perjashtim te disa emrave te shkruar jo sakte, boshti i komentit qendron. E ndjek here pas here Manchester Utd dhe ky lojtar nuk me ka lene ndonje pershtypje se di te beje ndonje gje te vecante, per me teper qe nuk di as te mbrohet per vehten e vet. Eshte si tip avdalli, si i themi ne nga anet tona. Fergusoni nuk eshte teveqel qe po e nxjerr ne pazar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje