Basha: Kam pritur 3 vjet për të luajtur me Shqipërinë

27 Mars 2013, 10:36Sport TEMA

Migjen Basha ka qenë padyshim lojtari më i mirë në fushë kundër Lituanisë. Brenda dy ndeshjeve ai ka mundur që të tregojë nivelin e tij dhe tashmë mund të konsiderohet titullar në ekipin Kombëtar.

Ishte një fitore e bukur, kemi luajtur shumë mirë.Atë që se bëra në Oslo, e bëra këtu” ka thënë Basha pas ndeshjes me Lituaninë.

Ai shprehet se ka bërë zgjedhjen e duhur për të luajtur për Shqipërinë. Basha thotë se ka pritur tre vjet për të luajtur për kombëtaren shqiptare.

Kam bërë zgjedhjen e duhur kur zgjodha Shqipërinë. Kam pritur 3 vjet për të luajtur me kombëtaren dhe shpresojmë të paraqitemi mirë në qershor, për t’i mbajtur shpresat gjallë për një kualifikim të mundshem në Botërorin “Brazil 2014″, përfundoi Migjen Basha, që ka marrë lëvdata të mëdha, duke nisur nga trajneri De Biazi, tek kapiteni Lorik Cana./b.l

7 komente në “Basha: Kam pritur 3 vjet për të luajtur me Shqipërinë”

  1. lojtar i kompletuar dhe me talent. bravo Migjen !

  2. Koli says:

    Bravo Migjen djali, jo si ato leshteriket qe zgjodhen Zvicren apo ata qe zgjedhin kombetare te tjera. Njeri me palce kurrizore, jo shaka.

    1. Doni ALBO says:

      Ata “leshteriket” kane qene te interesuar te luajne per kombetaren shqiptare si ky po c’te besh kur ke nje mafioz ne federaten shqiptar ku i kerkon leke talenteve shqiptar qe luajne jashte….Keshtu qe TURPIN le ta mbaje me shendet armando duka e jo ata.

      1. Anglezi says:

        Sa i paska kerkuar? Duka eshte super milioner, kujton se i bejn pun 10 mi euro tqelbta Dukes? Leji kto rrena.
        Kane zgjedh Zvicren per arsye tvetat…

        1. Doni ALBO says:

          Po ata vete kane deklaru qe i kane kerku leke, keshtu qe me shume i besoj atyre se armando dukes.

  3. ardian says:

    doni albo

    po migjen basha e valdet rama nga sa leke kane paguar per te luajtur me kombetare??

    po ai kabashi i juventusit apo dhe atij i kerkuan leke. njerez si morati vata tare bogdani lala bushi rakli kane paguar vete biletat e avionit e te gjitha shpenzimet dikur vetem se e kane ne zemer kombetaren. nuk ka justifikim per kte.

    bravo basha se je super lojtar

  4. Horri i Bulevardit says:

    Shume lojtar i mire Migjen Basha, ka kualitet, uroj me te miren per te dhe te gjitheve atyre lojtareve qe jane te rinj ne kombetare, sic tha njeri ketu po te shkoni ne Brazil-2014, jemi te gatshem te kontribuojme te gjithe, vetem le te na bejne thirrjen. Goli i Mehes fantastik, por dhe goli i Canit shume i bukur, kur ne shume raste kur je perballe portierit, shumica nga shpejtesia e humbin rastin dhe Cani e realizoi golin shume me taktike.
    Golat mbas atij te Hamdi Salihit, sa vine dhe po behne me te bukur.
    Por fitoret na japin nje gezim qe se kemi ndjere me pare, faleminderit cunat kuq e zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje