De Biasi: Besojmë tek Botërori, por të mos fluturojmë

25 Mars 2013, 16:32Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani De Biasi, shprehet se beson në një kualifikim të mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Por, sipas De Biasit, tashmë është koha që të mbajnë këmbët në tokë dhe të mos fluturojmë me fantazinë.

“Të mos fluturojmë me fantazinë. Të gjithë ëndërrojmë të shkojmë në Brazil, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë“, shprehet De Biasi për “AS”.

Unë jam një person që qëndroj me këmbë në tokë. Nuk dua të vendos limite për atë që mund të jetë fati ynë, por duhet të jemi të vetëdijshëm që përballemi me skuadra që kanë vlera të rëndësishme teknike. Duhet të jemi në majën e aftësive tona fizike dhe mentale dhe sigurisht të sakrifikohemi në nivelin teknik për të kaluar vështirësitë. Por duhet të besojmë në atë që po bëjmë. Nëse do të arrijmë diku, nuk e di, por duhet të besojmë te ajo që bëjmë. Nëse jo, jemi të humbur“, vijon më tej De Biasi.

Sipas tij, që Shqipëria të shkojë në Brazil, duhet të fitojë dy ndeshjet që luan në fushën e vet, atë ndaj Norvegjisë dhe Zvicrës.

“Në Brazil shkohet duke fituar sërish me Norvegjinë ndeshjen e ardhshme dhe duke mundur këtu në shtëpi Zvicrën. Jam i bindur që shkohet në Brazil, pasi tre ndeshjet e tjera, janë të vështira në tranfertë, por mund të luajmë si të barabartë me kundërshtarët“, vijon De Biasi.

Pas fitores në Norvegji, kombëtarja shqiptare do të ndeshët në një miqësore me Lituaninë ditën e nesërme. Gjatë kësaj ndeshje tekniku italian pritet që të aktivizojë disa lojtarë të rinj dhe të bëjë eksperimente me formacionin. Pritet që një rëndësi e madhe t’i jepet pikërisht lojtarëve që do të zëvendësojnë Lorik Canën, Andi Lilën dhe Odise Roshin në ndeshjen e ardhshme në Tiranë ndaj Norvegjisë. Këta të fundit do të mungojnë për shkak të kartonëve./ b.l

8 komente në “De Biasi: Besojmë tek Botërori, por të mos fluturojmë”

  1. CAMI says:

    KOMBETARJA SHQIPETARE,duhet te jete e mbeshtetur nga istitucionet SHTETERORE ne transferte,psh;PRESIDENTI I REPUBLIKES,APO k/MINISTRI,keshtu te marrin kurajo,si edhe kur luajne ne transferte biletat e avioneve(fluturimeve)ti behet 30-40% zbritje,qe edhe te jene te mbeshtetur me tifoze nga SHQIPERIA.

    Ky eshte mendimi im.

    URIME NGA LARG DJEMEVE KUQE E ZI,NE NDESHJET E ARDHESHME.

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE SHQIPETAREVE KUDO QE NDODHEN NE DIASPORE.

  2. akil says:

    Bravo trajneri.

  3. bobo maroni says:

    Totale fidduca x De Blazi.Basta non perdere con Norway la prossima volta…vai alla grande.NON SENTIRE GLI PINIONISTI DELLE tvsportive A TIRANA.SONO TUTTI CORROTI ,COGLIONI E PAGATI DA QUALCHUNO PER FARE PUBBLICITA DI GIOCATORI O QUALCHE ALENATORE CHE SOGNIA IL TUO POSTO.
    TUTTA ALBANIA E CON TE.GRAZIE

  4. w says:

    te gjith duke filluar nga De Biazi e deri te pjestari i fundit i kombetares po bejn maximumin ! bravo kombetarja !

    1. raimondi says:

      Ore England ti je samurai i De Biazit ..?

      Kur trjaneri flet keq do thuahs flet keq , dhe kur flet mire do thuash flet mire

      Kur ka rezultate pozitive do e mburresh, kur humbet do e kritikosh , biles ne shtete te tjera kur humbet te heqin fare …..Ndersa ne megjithse humbem me Islanden nuk e hoqem De Biazin __Kushdo tjeter do e hiqte ne rastine humbjes me Islanden …..

      Une aty kam folur mbi bazen e fjaleve qe thoshte de Biazi –Ndersa tani qe fitoi do e mburrim , por ama pohumbi do kritikohet –Ky eshte regulli ne futboll

  5. england says:

    De Biazi si Italian beri detyren e tij,dhe tregoi se eshte i afte ta drejtoi ekipin dhe per fitore te tilla.Ajo qe desha te thoja ne kete koment eshte se nje fare Raimondi ka humbur fare keto dite pas fitores,kjo e ka nje arsye ngaqe gjithe kohen,ne te gjithe komentet e tij duken qarte notat kritike te tij kunder De Biazit,ja dy prej tyre:

    raimondi — 19 Mars, 2013 në 3:57 am

    De Biazi nuk e ka idene e historise se futbollit tone , ose ky do te justifikoje paraqitjen e tij te dobet
    Se ne jemi ndeshur ne 1998 me Norvegjine ne Norvegji dhe ndeshja ka perfunduar ne barazim 2;2 ,
    Ne kete ndeshje ne kemi shenuar te paret dy here –me gola te shkelqyer te Bushit dhe goli tjeter i Tares ishte mrekulli se e beri gol duke u zhytur me koke….
    Pastaj barazoi Norvegjia me nje penallti te dyshimte dhe golin tjeter e beri ne korne __Por ama ne ate ndeshje ne kemi lozur shume here me mire se Norvegjia.
    Ndaj ky De Biazi nuk ka te drejte te flasi me frike ndaj tyre ,se ne jemi paraqitur shkelqyer kunder tyre
    Edhe ne lidhje me gjatesine –Lojtaret tane jane njelloj ne gjatesi me Norvegjezet –Sulmuesit tane jane me te gjate se mbrojtesit norvegjeze
    Bogdani Cani, Salihi dhe Sadiku jane shume te gjate –Jane mbi 1;85 ,
    ndersa mbrojtja norvegjeze ka nje 2 te shkurter fare –
    Une cuditem me kete trajnerin De Biazi , ky me skuadra mediokre si Norvegjia dhe Gjeorgjia loz per ibret dhe ka nje mentalitet prej disfatisiti
    Futbolli jone me ardhjen e DE Biazit ka bere hapa mbrapa ne menyren e lojes
    dhe ne mentalitetin per lojen …..Hiqeni kete deficentin e Italise se na mori ne qafe
    Grupi jone eshte grup i dobet dhe gjynaf te mos kualifikohemi

    Ja dhe nje koment tjeter nga ky injorant sporti:

    raimondi — 18 Mars, 2013 në 4:37 pm
    Ama ca zyrtare federate qe keni ne !
    Po keto masa,duheshin mare me kohe ..jo tani,qe trajneri te kishte kohe ti provonte ….. Le qe ky trajner s”e ka haberin fare…. Grupi qe jemi ne eshte grupi me i lehte ….por ne nuk kemi trajner per te qene

    Doni me per Belulin Raimond?ja dhe nje tjeter:

    raimondi — 19 Mars, 2013 në 1:07 am
    Ky trajner hedh baste me ndeshjet tona __Kjo eshte kompelt qesharake dhe pa asnje kuptim

    Te besh ndeshjen miqesore pas ndeshjes zyrtare , eshte pa kuptim tregon se ky trajner hedh baste

    Pas ketyre komenteve ke ndonje gje per te thene more Raimondi?edhe nuk ja thek nga sporti,dhe ben kopetentin,ik turru andej nga politika,se ndoshta mund te besh dicka me ndryshe…

    1. bobo maroni says:

      INDEED MY FRIEND

  6. Shpresojme per kualifikim says:

    Prurja e talenteve te rinje,ne ekipin kombetar,eshte arritja me e mire deri tani e De Biasit.
    Mentaliteti dhe sentimentalizmi shqiptar per te mbajtur sa me gjate lojtaret qe nuk japin me,duket se ka ndryshuar me De Biasin.
    Si çdo trajner, dhe ne analizen e punes drejtuese te De Biasit,mund te rradhitesh,pune te mire dhe gabime.
    Mund te thuash se ka dhene dhe ka mesuar ne pankinen shqiptare,ka arritur ne ate pike,ku tani i kerkohet me shume per rezultate kualifikuese.
    Do jete me i sukseshemi po i realizoj,te shpresojme se bashku me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje