Murinjo: Mund të kthehem te një ish-skuadër

24 Mars 2013, 14:55Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka lënë të kuptohet se në verë mund të bëjë një transferim të bujshëm në një nga ish-skuadrat e tij, Çelsi apo Inter. Trajneri portugez ka pranuar se është e vështirë që të kërkojë një aventurë të re, ndërsa po mendon më shumë për një vend ku ka qenë më përpara.

“Nuk është e lehtë për familjen time, ndaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Pas Anglisë, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës, nuk është e leshtë të gjesh destinacione të tjera”, tha Murinjo.

“Destinacioni mund të jetë një vend ku unë kam drejtuar më parë. Mund të ndodhin gjëra që ju as mund t’i imagjinoni”, ishte komenti i trajnerit portugez para gazetarëve në vendlindje.

Murinjo mendohet se ka zhvilluar që tani bisedime me dy klube, Çelsin dhe PSZH. Mediat angleze spekulojnë se ka pasur një “takim sqarimi” mes tij dhe Roman Abramoviç, për kthimin te klubi londinez me të cilin fitoi 6 trofe në 3 sezone.

Ndërkohë, menaxheri i tij Horge Mendez, ka folur me drejtuesit e PSZH për transferimin e mundshëm në Paris në verë, edhe pse Murinjo kërkon një kampionat shumë prestigjioz. Zgjidhja e fundit mund të jetë Interi, me Masimo Moratin që pavarësisht mohimit publik, nuk do të ishte kundër kthimit të portugezit në drejtimin e zikaltërve.

10 komente në “Murinjo: Mund të kthehem te një ish-skuadër”

  1. kinezi says:

    kudo qe te shkosh ti do jesh Nje-shi.je ne qender te gravitetit dhe gjithcka rotullohet reth teje.je i uryer vetem per pjesen katundare dhe komunistet.

    1. trust-no1 says:

      100% dakort.

  2. kapo says:

    te interi skane me morra , reali e peshtyu kete laro , keshtu qe i ngelet celsi

    1. Koli says:

      Me shume fat eshte Murinjo, normalisht ne vendin e tij duhej te ishe zgjedhur ti.

  3. Veterani i futbollit says:

    Trajner karizmatik me shpirt profesionisti ,shumë i pelqyer nga lajtarët . Triumfator tek kundershtarët mediokër! I urryer nga xhelozët e botes se futbollit te cilet duan te fitojne trofetë si ai! Asnjeri nuk e do! Të gjithe duan të behen si ai! Sa me shumë flitet kunder tij aq me teper rritet autoriteti i tij si personalitet i shquar i futbollit botëror!

  4. TOTILA says:

    Le t’ia leme kohes .Natyrisht qe ne GJERMANI nuk e pranon kush ,apo ka deshire te marr nje ekip dhe te rivalizoje GUARDIOLEN .Nuk besoj .Si gjithmone do te zbardh dhembet ,atje ku do t’i hedhin me shume KOCKA per te lepire .E kuptoi dhe PRESIDENCA E REALIT ,sepse ndenja e tij tek REALI mund te krijoje largime LOJTARESH IKONA TE REALIT dhe te kombetares SPANJOLLE .

    1. Nikoja says:

      Sa me fat presidenca e Realit te Madridit pasi dikush i mundesoj qe te lexonte komentet tek gazeta Tema dhe pasi studiuan sidomos komentet e komentatorit me te madh botnore njohesit te futbollit qe ne kohen e…qepes po i thona te pernershmit dhe te pa gabueshmit zotit TOTILA vendosen me unanimitet te plote qe ta shkarkojne Maurinjon……mendohet qe ti afrohet ketij specialisti me fame me emrin TOTILA nje vende ne presidencen e Realit….Te shohim sa kohe do marrin kjo pue …

  5. Horri says:

    Murinjo kudo qe te shkoje i ka dyert e hapura, kjo per thjesht faktin se ne çdo ekip qe ka drejtuar e ka nxjerre kampjon.
    Trajnere te tille ne qarkullim thuajse nuk egzistojne. 50 vjeç kafituar thuajse çdo gje, ne kampionate te ndryshem, kompeticione te ndryshme, eshte trajner me i paguar dhe me i kerkuar aktualisht ne bote. Me qindra lojtare qe ka drejtuar, mund te jene 2-3 qe ankohen, te gjithe te tjeret vetem e komplimentojne dhe thone eshte me te vertete njeri dhe trajner special.

  6. TOTILA says:

    Nese vjen tek REALI LIPPI ,CAPELLO ,DEL- BOSQUE , UNE KURRE NUK DO TE FLAS KEQ per mbreteroret. Ne se vjen KONTE do te vazhdoje e njejta MUZIKE , sido qe trajnon nje ekip qe une e dua shume.

    1. Argita_B says:

      Del Bosque, Capello ishin dhe u hoqen nga Reali pasi me yjet qe kishin nuk arriten te praktikojne kurre nje futboll atraktiv per tifozet mardilen.
      Murinjo qe ti nuk le vend pa chare, dhe pse te gjithe thone se ben nje futboll mbrojtes, thea te gjitha rekordet ne Spanje, rekordin e golave ne nje sezon, te pikeve… pra ekipi i tij ishte me sulmus se vete Barcelona e cila mbahet si ekipi me i mire i te gjitha koherave.
      Ti qe i ke kaq qef shifrat dhe statistikat i ke krahasuar ndonjehere perpara se te kritikosh nje dhe te lavderosh nje tejter ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje