Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, nuk e ka fshehur entuziazmin e tij pas fitores 1-0 në transfertën norvegjeze, ndërsa beson se ky rezultat mund të ndihmojë kuqezinjtë për të bërë realitet ëndrrën e Botërorit 2014.
“Skuadra po përmirësohet dhe tani kemi fatin me vete. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të ecim përpara, pa kaluar në eufori”, ishin fjalët e trajnerit italian pas këtij suksesi.
“Goli? Natyrisht që ishte përgatitur që në seancat stërvitore në Durrës dhe është provuar disa herë. Sot bëmë një ekzekutim të bukur të kësaj skeme. E rëndësishme është të besosh te puna dhe përgatitja. Sigurisht që nuk mund të marrim menjëherë gjithçka, por ajo që kemi parë në të këtë ndeshje ishte me të vërtetë interesante”, ishte komenti i teknikut italian.
“Në pjesën e parë ishim më mirë, ndërsa në të dytën e patëm disi më të vështirë. Norvegjezët u nervozuan pas golit dhe bënë më shumë gabime. A i ishte ky momenti më i bukur me Shqipërinë? Kam pasur dhe momente te tjera te bukura, sepse kur fitohet është gjithmonë bukur. Por sot ishte një ndeshje e rëndësishme për të çuar përpara ëndrrën. Ekipi po rritet, bëmë një ndeshje te mire dhe tani do të përpiqemi të qëndrojmë me këmbë ne toke duke punuar serish shumë”, deklaroi De Biasi.
I lumte ekipit tone per fitoren qe korri! tani me kujdes nuk duhet mbajtur ndonje pras (presh) afer se e dini se cfare ndodh…po e le ne imagjinaten e lexuesit se cfare dua te them…”qofte larg prasi” eshte urimi im ne kete moment…
Goli fantastik, aq bukur i realizuar me mjeshteri nga Salihi, dukej qe ishte nje skeme e pergatitur ne kohe nga trajneri De Biazi dhe ekzekutimi me sukses, na dha kenaqsine e golit.
Fitore shume e bukur, por qe na la deri ne minutat shtese, ne dritherimat e pesimit te golit, por qe merita e mbrojtjes se portes i takon Berishes, qe beri mrekulline, por qe do ti hape dyert e ekipeve te medha, ketij portieri shtatlarte dhe shume te perkushtuar.
Nje verejtje kam se shoh shume gabime, ne pasime dhe ne stopimin e topit, duhet punuar shume ne stopimin e topit, se eshte thembra e Akilit dhe po te shohesh ekipet e medha si Barcelona, Reali dhe ekipe te tjera, jane shume te afte te stopojne topin qe vjen nga lartesi te medha dhe kjo i jep avantazhin te kene nje sulm efikas dhe te befasishem.
Mua me duket se jemi akoma ne ate lojen e rremujes, ku stepemi dhe pasimet e shkurtra smund ti perdorim se dhe lojen pa top, se kemi shume te zhvilluar.
Duhej te ishim ne vendin e pare se humbja ndaj Islandes, ishte nje humbje fatkeqe qe se meritonim.
Uroj qe kete rradhe endra jone per nje pjesmarrje ne nje boteror te behet realitet.
Fitorja na ekzaltoi te gjitheve, por loja jone la shume per te deshiruar,shume rremuje dhe jo shume te qarte , me idene vetem per ta gjuajtur topin larg.Lila ishte lojtari me i dobet , nuk e bente dot mesfushorin e krahut te djathe,,,Portieri shume i qarte dhe eshte nje siguri e madhe per ne ,,,Roshi ne krahun e djathte luan me mire se ne pozicionin qe luajti dje ,,,,Basha ishte ndeshja e pare dhe nuk mund te thuash shume , por megjithate presim me shume nga ai…Mavraj dhe Cana po njihen me mire me njeri tjetrin dhe po behen siguri te ne,,,,Po ne ndeshjen dje kemi luajtur mire per aspektin e pikeve, kemi luajtur si ekipet e medha.Kjo ndeshje na ngriti moralin dhe do jap efekte pozitive ne ndeshjet e ardhshme…
I uroj kombetares fitore te tjera…
giani ti ze un grande veccio mio..ascoltame il prosecin dove ti vol te lo offro mi.
vai alla grande,ci servono 4 punti in 3 partie…dai giani