Van Persi: Te UEFA janë gënjeshtarë e burracakë

21 Mars 2013, 23:32Sport TEMA

Robin Van Persi mund të përfundojë shumë shpejt para komisioneve disiplinore të UEFA-s pas deklaratave të bujshme që ka bërë, duke etiketuar burracakë dhe gënjeshtarë zyrtarët e këtij institucioni. Sipas tij, UEFA kishte gabuar rëndë jo vetëm duke pranuar gabimin e gjyqtarit turk Çuneit Çakir për ndëshkimin me karton të kuq të Nanit, por edhe duke e cilësuar atë vendim të drejtë.

“Ai karton i kuq ishte shumë i pajustifikuar. Nuk ishte as karton i verdhë apo goditje dënimi. Nani nuk mund të bënte asgjë në atë rast, ai thuajse nuk e preku fare Arbeloan. Gjëja më e keqe është se UEFA e mbështeti atë. Kjo është sjellje burracakësh të cilën unë sinqerisht nuk e kuptoj. Përse të mos jenë të ndershëm dhe të thonë: ‘Ai nuk e pa!’”.

“Unë nuk e kuptoja para ndeshjes se si ky njeri do të ishte gjyqtari i ndeshjes, një gjyqtar kaq i panjohur që nuk ka drejtuar prej shumë muajsh një ndeshje të rëndësishme. Edhe lojtarët e Real Madrid më thanë më pas se mendonin se ai nuk ishte karton i kuq”, ishte shpërthimi i Van Persit që tregoi zhgënjimin e tij në eliminimin e Mançester Junajtid nga Liga e Kampioneve pas humbjes 2-1 në “Old Traford”.

“Për një orë, gjithçka dukej në rregull, taktika dukej se ishte ajo e duhura. Ne kishim ndjesinë se do të shënonim edhe golin e dytë dhe gjithçka do të bëhej shumë më e vështirë për Real Madrid. Por pastaj gjyqtari dha këtë karton të kuq. Reali as që u tregua i rrezikshëm, jam i sigurt se do të kishim arritur të paktën të ruanim rezultatin. Ndërsa tani jemi të detyruar të mendojmë vetëm për titullin në kampionat”, tha Van Persi.

1 komente në “Van Persi: Te UEFA janë gënjeshtarë e burracakë”

  1. nandi says:

    qe kjo bente mu sdiskutoheshte . un jam tifoz i hollandes po van persi duhet ta dije qe luan me nje ekip anglez dhe uefa e fifa asnjehere se kan pa me sy te mire angline

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje