Kombëtarja shqiptare do të ketë si objektiv kryesor të mos pësojë gol ndaj Norvegjisë për të synuar një rezultat pozitiv në këtë sfidë ndaj një prej pretendentëve për kualifikim në grupin e eliminatoreve të Brazil 2014.
Këtë fakt e vërteton më së miri ndryshimi që i ka bërë skemës trajneri italian Xhani De Biasi, duke zgjedhur të hedhë në fushë 5 mbrojtës, pa harruar edhe dy mesfushorë me tipare mbrojtëse që do të kenë si objektiv të ndalin sulmet e kundërshtarëve.
Me rreshtimin e ri, Dallku do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Agollin në të majtë dhe në qendër dyshen e pandryshueshme Cana-Mavraj. Në mesfushë, para mbrojtjes rreshtohet “diga” tjetër me tipare mbrojtëse, e përbërë nga Bulku dhe Basha. Nëse në krahun e majtë tashmë do të aktivizohet Roshi, me detyrën për të ndihmuar sulmin e përbërë nga Çani dhe Salihi, në krahun e djathtë, De Biasi ka vendosur të aktivizojë një tjetër mbrojtës, Andi Lilën.
Duket se De Biasi i frikësohet më shumë pikërisht krahut të djathtë dhe mendon se aty do të jetë pika ku norvegjezët do të kërkojnë të sulmojnë, për të përfituar nga gabimet e mundshme dhe problemet që janë shfaqur në ndeshjet e fundit në këtë pjesë të formacionit të kuqezinjve. Për këtë arsye, ai ka vendosur të “dyfishojë” mbrojtësit në krahun e djathtë, duke e bërë praktikisht Lilën një mbrojtës të 5-të në skemën e tij.
Kombëtarja ka udhëtuar sot drejt Norvegjisë, ndërsa në darkë do të zhvillojë stërvitjen e fundit përgatitore për ndeshjen kundër skuadrës vendase./lajmeshqip
Mbrotjtja!
Pika jone e forte, duke par emrin e trajnerit sme habit fare.
Hajde forca forca !!! shpresojm per nje rezultat pozitiv
me kete formacion mbrojtes do na mbysin me keq ! nuk kemi nivelin e mbrojtesve te till qe te perballojn presionin 90′ ! kujtoni gafat me islanden dhe zvicren !
mjafton qe dallku eshte ne fushe dhe penalltia eshte e sigurte per norvegjine..edhe sa gabime duhet te beje ky lojtar qe te veme ment dhe mos ta pranojme ne 11-shen e pare??
“ARIAN ” ,te lutem pse i thua gjerat kaq troc por dhe kaq SHKURT .Ashtu do te ndodhe .