Murinjo akuza të rënda ndaj FIFA-s se manipuloi “Trajnerin e Vitit”

19 Mars 2013, 18:18Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka lëshuar bombën e radhës, duke deklaruar se FIFA ka manipuluar në favor të Vicente Del Boske votimin për çmimin “Trajneri i Vitit”, të akorduar gjatë mbrëmjes gala ku u dha “Topi i Artë”.

Tekniku portugez e ka bërë këtë deklaratë të bujshme në televizionin kombëtar portugez “RTP”, duke akuzuar edhe trajnerin spanjoll për miqësi brenda institucionit që drejton futbollin botëror.

“Nuk shkova në ceremoni pasi FIFA ishte në dijeni të disa parregullsive në votime, por nuk bëri asgjë për t’i rregulluar. Asaj i mungoi transparenca. Disa miq të mi më telefonuan për të më thënë se më kishin votuar, por në fund vota e tyre ishte numëruar për Del Bosken. Me sa duket, trajneri i kombëtares spanjolle ka miqësi atje lart që kanë më shumë vlerë se unë”, ishte deklarata e Murinjos që pritet të sjellë reagime të shumta.

Ndërkohë, trajneri portugez ka folur edhe për “Realmadrid TV” rreth duelit kundër Gallatasarajit dhe asaj që pret nga sfida e radhës se Ligës së Kampioneve.

“Duhet të shkojmë medoemos në Stamboll me një avantazh të vogël. Real Madrid nuk duhet të jetë kurrë i kënaqur që shkon në çerekfinalet e turneut dhe duhet të mendojë gjithmonë që të arrijë maksimumin”.

“Përballë kemi një skuadër me njerëz që e njohin mirë Ligën e Kampioneve dhe ku janë dy fitues si Drogba e Shnajder, lojtarë që kanë luajtur në skuadrat më të mira si Ebue te Arsenali, Felipe Melo te Juventus, Riera te Liverpuli e Muslera te Lacio. Isha në Turqi dhe pashë një tifozeri që nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Luanin 700 kilometra larg Stambollit, por në stadium kishte 15 mijë tifozë të Gallatasarajit. Mendonim se Dortmundi apo Mançesteri do të ishte i vështirë, por unë them se kjo është skuadër më e vështirë”, deklaroi trajneri portugez.

11 komente në “Murinjo akuza të rënda ndaj FIFA-s se manipuloi “Trajnerin e Vitit””

  1. Xha Barka says:

    Ik o Murinjo se na hape barkun!

  2. leka says:

    Ky eshte nje super-palaco historik.

  3. TOTTILA says:

    E kam harxhuar te gjithe “ARSENALIN e SHARJEVE ” ,dhe nuk dua qe te merrem me me te .Po mire une kam nje propozim :Le te vendosim perballe DEL-BOSQUEN dhe MURINJON ,le te shikojme te dy fytyrat dhe u lutem ,me jepni opinionin tuaj se cfare mesazhe jep MURINJO ,dhe cfare jep DEL BOSQUE . DEL BOSQUE per 2 vjet mori KUPEN e BOTES ,DHE KAMPIONATIN EUROPIAN .Por problemi i MURINJOS nuk eshte e kaluara ,por ate po e shkateron e tashmja ,sepse e shikon qe edhe sivjet nuk merr GJE ,as AI dhe as RONALDUA .MURINJOS i duhet nje cmim sepse keshtu do t’a shiste me shtrenjte lekuren e tij per tek EKIPI qe do te shkoje ne fund te sezonit ,por ai do te marr me vehte dhe RONALDON ,TE CILIN ,PAMVARESISHT GOLAVE QE KA SHENUAR PER KETO 4 VITE tek REALI nuk qe ne gjendje qe te merrte apo te meritonte nje cmim .Shkaterruesi me i madh i RONALDOS e ka emrin MURINJO . Ky eshte shqetsimi me i madh momental i MURINJOS .

  4. A T Z says:

    E kam thene dhe here te tjera qe e kemi edhe neve ketu ne Shqiperi nje palaco te tille.

    1. saliu says:

      me falni pse nxitoni me fol para kohe ato qe i thot morinjo jan te verteta po shikoni replikat e dy kokave te fifas BLATER E PLATINI te dy te korruptuar jane

  5. timi says:

    murinjo eshte nje gjeni i futbollit e kane te gjithe inat sepse ja kane friken

  6. dymi says:

    Ky trapi Murinjo ka filluar gjithnje e me shume ketij trapit tone Sa-lehit.

  7. Akrepi says:

    Se mare vesh kete Murinjon,akuzon Del-Bosken per miqesi me FIFA dhe nga ana tjeter thote qe:me telefonuan ca miqe qe me kishin votuar d.m.th.njerez qe jane ne FIFA.Akuzon dhe sulmon cdo gje duke u bere shpeshhere kontradiktore ne ato qe thote..

  8. Pa ndryshe ska si bahet mourinjo vip,me deklaratat qi thet ban qe tan vemenja te shkojn te ai

  9. akil says:

    Unik ne llojin e vet le te flasin njerezit.

  10. england says:

    Qe ta marresh vesh Mourinjon,duhet te dish ca rregulla qe ekzistojne ne perzgjedhjen e lojtareve me te mire,po ashtu dhe trajnereve me te mire o Akrep!Ti e para nga shkrimi nuk ke kuptuar asgje.Kandidaturat qe zgjidhen fituese,votohen me vote,dhe keto vota vijne nga e mbare bota,cdo fedreate futbolli dergon te prferuarin e vet,pra kjo eshte nje vote(edhe Shqiperia dergon voten,sikur dhe Gjermania apo Franca)pra cdo shtet ka vetem nje vote te vetme,si per lojtaret,dhe per trajneret.Mourinjo qe e ka thene kete di dicka,dikush qe mund ta kete mik mund ti kete thene se vota jone(per shembull Italia apo Rusia)shkon per ty Zhoze,dhe jo sic thua ti nga FIFA!Ai eshte aq i zgjuar dhe e ben kete,se ka fakte,nuk eshte si puna jote qe flet kodra pas bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje