Zlatan Ibrahimoviç vazhdon çmenduritë e tij, të cilat i pranon hapur dhe pa asnjë lloj kompleksi. Këtë radhë, ai ka pranuar se ka pasur një debat mjaft të ndezur me gjyqtarin gjatë ndeshjes kundër Sent Etien, të përfunduar në barazim 2-2.
Sulmuesi u përfshi në një zënkë mjaft të ndezur me zyrtarët e takimit pasi skuadra e tij humbi avantazhin e dy golave për të mbyllur ndeshjen në barazim 2-2. Në fund të 90 minutave, Ibrahimoviç nuk ngurroi të tregonte dialogun me gjyqtarin kryesor, Antoni Gautier.
“Ne të gjithë bëjmë gabime. Edhe gjyqtari bëri gabime, jemi të gjithë qenie njerëzore”, ishte deklarata e lojtarit për “Eurosport”.
“Në fund, ishte një dialog shumë i thjeshtë. Gjyqtari më kërkoi të mos flisja më dhe unë i thashë që edhe ai të qepte gojën”, ishte pohimi i sinqertë i sulmuesit suedez.
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë forca kryesore në ofensivën e PSZH në këtë sezon pasi me 25 golat e shënuar në kampionat ka ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë renditjen me 5 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt që është Olimpik Lion.
Zllatan dhe pse je rrit ne Suedi nuk ke kultivuar asnje te mire nga ato, ke mbetur po ai karakter prej fshatari Boshnjak qe nga kasollja arriti ne Suite.