Shnajder paralajmëron Murinjon: Kujdes nga Gallatasaraj

18 Mars 2013, 13:52Sport TEMA

Uesli Shnajder ka paralajmëruar Real Madrid se nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër Gallatasarajit në Ligën e Kampioneve dhe se madrilenët nuk duhej kurrsesi të nënvlerësonin ekipin turk. Këto fjalë të mesfushorit holandez erdhën pasi pa për herë të parë që nga viti 2010, ish-trajnerin e tij te Interi, Zhoze Murinjon.

Trajneri i Real Madrid i ktheu vizitën e kortezisë Gallatasarajit, vetëm një ditë pasi Fatih Terim vëzhgoi skuadrën e tij në fitoren 5-2 ndaj Majorkës. Ai u shfaq në stadiumin e Kaiserisporit bashkë me djalin e tij për të ndjekur ndeshjen e ekipit turk që ka si kundërshtar në çerekfinalet e turneut, ndërsa pa se si Shnajder shënoi që në minutën e 3-të në suksesin 3-1.

“Ishte diçka fantastike ta shihja përsëri. Hera e fundit që jam takuar me të është në finalen e Ligës së Kampioneve të luajtur në vitin 2010, atë të fituar kundër Bajern Mynih. Kjo ishte hera e fundit që jam takuar me të dhe ishte një moment i veçantë që erdhi të na takonte tani. Jam shumë i lumtur për një gjë të tillë, pasi ia kam kaluar në mënyrë të shkëlqyer kur stërvitesha nga ai. Por unë thjesht po i dërgoj një mesazh se kur ai është rreth e rrotull, duhet të jetë i kujdesshëm, pasi unë shënoj gjithmonë”, ishte batuta e Shnajder.

Nëse Shnajder përshëndeti nga larg trajnerin portugez kur e pikasi në tribunën e stadiumit, Fatih Terim vendosi ta respektonte deri në fund homologun e tij, pasi shkoi ta takonte duke shkëmbyer një sërë përqafimesh shumë miqësore me portugezin./lajmeshqip

10 komente në “Shnajder paralajmëron Murinjon: Kujdes nga Gallatasaraj”

  1. Ben Chicago says:

    Reali eleminon me lehtesi Gallaten,pastaj eleminon Dortmundin,dhe ne finale mund Bajernin.

    1. arb says:

      reali nuk fiton gje kete vit, e shumta nje cope kupe spanjolle. ne Ch.L. harroje, as sivjet, po as per te pakten 5 vjet. jane barca, juvja, bajerni ose gallata si surprize.

  2. best says:

    Harrojeni
    Ky Champions eshte i Barces 100 %
    kaq iu desh katalanasve sa te permbysnin Milanin e madh
    se tani nuk mbahen me
    sa here kane bere keshtu kane fituar gjera te medha
    Reali nuk ka gje as kete vit
    Me ate menyre skandaloze qe kaloi mancesterin edhe Murinjo ekuptoi se sia del dot dhe e ka te humbur davane
    se po te ishte ndonje skuader tjeter ehoooooo
    finalja eshte
    Ose Barca-Juve
    ose Barca-Bajern

    1. Ben Chicago says:

      Best,ciftet jane ndare:Ne 1/2 finale do ndeshen:Fituesi i Real-Gallata me fituesin e Dortmundit,dhe nga ana tjeter fituesi i cifteve,Barca-PSG me Bajern-Juve.Pra Barca ndeshet me Bajern ne 1/2 finale!!

  3. best says:

    Beno me ca syri epeti ndarjen
    apo akoma se ke marre vesh qe ka perseri short ne gjysmefinale?????
    kush te ka rrejt mo shokuuuuuu
    hahahahahaha
    Beno, kam vene re se edhe ne komentet perlajmet e tjera je anapulla komplet shoku
    UEFA i nderroi kete vit skemat e shortit
    ndryshe nga heret e tjera do kete short ne gjysmefinale
    Pra ende nuk dihet se me ke do ndeshen barca real bajer juve etj.
    Dhe fiksoje kete qe te them tani
    Gallatasaraji do e kaloje Realin, murinjo do dale dobet ndeshjen e pare dhe ha dru atje ku s’ka fituar dot njeri, ne Stamboll dhe iken me bisht nder shale
    Gjithsesi le te presim

    1. Ben Chicago says:

      Ndoshta ti ke te drejte per shortin,,,mgjse kam dyshime terhiqem.Shancet qe Gallata te kaloje Realin jane te njejta me Shancet qe PS te fitoje me 23 Qershor.Mgjthate futboll eshte,gjithcka mund te ndodh.Per mua (perjashto ndonje surprise ),Reali e fiton per te 10 here CHL.

  4. Best says:

    Nuk tu ndenj pa e perzier pak me politike Beno
    mire ben se s’ke pune tjeter ti
    kujtoha see kishe bere PSG por pashe se ishte PS
    qe PSG nuk fiton dot me Barcen dihet
    Por qe PS di fitoje me 23 qershor, kjo do realizohet si qeni qepen te haje shoku
    ka marre fund kjo gje
    Jam ndjekes busull i politikes shqiptare jo vetem brenda por dhe jashte
    Saliu i hengri dy mandate qyl, e nxorri merakun aq shume sa shkaterroi shtetin per nje cope karrige
    Ti themi gjerat troc
    kete qe i ka bere Berisha Shqiperise ne shtetformim s’ia ka bere as Zogu
    Koha do e tregoje,ia leme historise, por nuk kam pike dyshimi
    Jo se jam me PS apo Ramen
    por jam me rotacionin e detyrueshem kete here qe te mos vuajme ne qytetaret e thjeshte, se mbase ti Beno e ke xhepin plot dhe ndihesh rehat
    por ka te tjere qe vuajne me keq se une dhe ca e ca me poshte
    Ndaj daku mos u tall me fatkeqesite e nje populli dhe mos fol si militant
    Kur te shkruash veri akull trurit, freskohu dhe pastaj shkruaj
    Debati nuk eshte Salaapo Edi
    debati eshte a jemi me kire apo me keq
    pergjigjen edhe ti e di shume mire
    hajt tung
    P.S. Nje keshille
    Mos i acaro forumistat ketu te Tema se e kam vene re qe i cingris
    Nuk e di a e ben kastile per humor apo me seriozitet
    Po qe kjo e fundit, do ishte drame e madhe, pasi do me vinte keq
    gjithsesi te uroj gjithe te mirat

  5. Politika duhet lane jashte futbollit,un jam i te njetes menim me Ben Chicagon,besoj se reali e fitan ket vit te 10-tin,po topi asht i rrumbullaket nuk e dime si vijn gjanat ,mund te kemi surpriza te pakanshme ,si psh te ikun 3 ekipet ma te medhnj te europes real bayern barce dhe te dalin nje finale dormund – juve, tashi mund te pritet gjithcka nga uefa (Platini).

  6. TOTILA says:

    “MADRILEN” ,njaty flen lepuri -sic thoni ju shkodrant’ .Pjesa me i nterante eshte se U.E.F.A kete radhe ,ka vendosur SHORT PER gjysem -finalet qe te menaxhoje fituesin ,te cilin ajo e ka paravendosur ,njelloj si “SEMUNDJA e FENOMENIT RONALDO “,pikerisht ne daten 9 koorik 1998 !.Rregullat vendosen qe ne fillim dhe nuk ndryshohen me gjate rruges .Ne kete rast i hiqen nga dora cdo tifozi “ARMET E TIFOZLLEKUT “,per skuadren e tij ne se gjerat jane paravendosur,kushdo qofte ky ekip .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje