Antonio Kasano është bërë baba për të dytën herë, por çudia kësaj radhe është emri që ka zgjedhur për djalin e tij, të cilin e ka quajtur Lionel, në nder të Mesit. Këtë fakt e ka pranuar vetë sulmuesi nëpërmjet një telefonate në një emision sportiv në Itali pak orë pas lindjes së djalit të tij.
“Ky është gëzimi i dytë më i madh në jetën time, pas lindjes së djalit të parë. E kam quajtur Lionel në nder të atij që sipas meje është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, ai është idhulli im. Shpresoj që të luajë futboll si i ati, pasi si Mesi është e pamundur”.
“U bë shumë kohë që i tregoja gruas time, Karolina, që më pëlqente t’i vija këtë emër, por ajo nuk dëshironte. Në fund, më bëri një surprizë të këndshme duke pranuar kërkesën time”, shpjegoi Kasano.
duket pak si shqiptar ky kasano,me kto emrat
Shpresoj qe te luaje futboll si babai ..se si Mesi…eshte e pamundur.
Wow…shume njerezore..shume prekese.
Une nga ana ime do te uroj per djalin tend qe te behet nje futbollist edhe me I mire se Mesi…sepse nje here xo te dale nje futbollist qe do thyeje rekordin e Mesit.
Uroj qe te jete djali I juaj…
TASHTI ESHTE pak si vone se po te kisha edhe nje djale me te vertete do ja veshja emrin vertet te LEOSdo te thuhet pse pseja eshte e carte sepse eshte i edukuar nje dy luan ne nje menyre fantastike ne tribelimin e topit dhe me pelqene se nuk eshte kurre mendjemadhe me shoket e skuadres por ka nje modesti te adhurushem per gjithkende dhe per cdo kende dhe e meriton ta respektoshe cao nga FRANCA