Një ndeshje e kampionatit brazilian për pak u shty këtë javë për shkak të pushtimit të fushës, jo nga tifozët e njërës prej skuadrave, por nga një tufë bletësh që u vendosën në një nga portat e stadiumit. Zhvillimi i ndeshjes mes Ponte Preta dhe Atletiko Sorokaba u vu në dyshim, derisa zjarrfikësit ndërhynë për të larguar bletët duke përdorur flakën. Ata më pas pastruan të gjithë zonën duke djegur me benzinë vendin ku kishin rënë bletët e ngordhura, për t’i dhënë mundësinë lojtarëve të zbrisnin në fushë e sidomos portierëve të shpëtonin nga një pickim i mundshëm i bletëve të mbijetuara gjatë qëndrimit në katërkëndor./lajmeshqip