Migjen Basha është shfaqur mjaft i emocionuar në ditën e tij të parë si futbollist i kombëtares shqiptare të futbollit, pasi ka marrë pjesë në stërvitje bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri De Biazi për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Lituanisë.
Lojtari luajti në ndeshjen brenda grupit duke marrë pozicionin e zakonshëm para mbrojtjes, ndërsa pas stërvitjes nuk ka ngurruar të tregojë për mediat shqiptare edhe emocionet e tij të para, duke i shoqëruar me gjestin simbolik të puthjes së fanellës kuqezi.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Gjeta një ambient mjaft të ngrohtë, pasi me disa lojtarë njihem edhe më përpara. Kjo ishte seanca ime e parë stërvitore me Kombëtaren, për të cilën do të jap gjithnjë maksimumin, sa herë që të më kërkohet. U ndjeva mirë. Në fillim pata disi emocione, por më pas gjithçka u normalizua. Pashë se kisha të njëjtin potencial edhe me lojtarët e tjerë, ndaj shpresoj që shumë shpejt të zbres në fushë. Kam shumë dëshirë të udhëtoj drejt Oslos, por kjo varet nga përgjigjja që presim. Ende nuk na kanë kthyer përgjigje. Unë jam gati dhe po pres me padurim të vesh fanellën e kombëtares, pasi është nder për mua”, ka shpjeguar futbollisti kosovar i Torinos.
Ai ka treguar më pas se pse zgjedhja e tij ka qenë Shqipëria dhe jo Zvicra, pavarësisht faktit se kjo e fundit po e mban peng duke mos lejuar aktivizimin e tij te kuqezinjtë.
“Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Zvicra nuk është interesuar asnjëherë për mua dhe as unë nuk jam interesuar për të. Zgjodha të përfaqësoja vendin tim dhe jam krenar për këtë vendim. Dua t’i shërbej vendit tim dhe do jem gati sa herë që do të jetë nevoja. Jam gati të jap kontributin tim për ekipin kombëtar. Edhe sikur të isha thirrur nga Zvicra, nuk do pranoja. Unë dua që të luaj dhe me kombëtaren e Zvicrës do ta kisha shumë të vështirë, sepse në rolin tim ka disa lojtarë si: Behrami, Inler etj, të cilët është shumë e vështirë për t’ua zënë vendin”, shpjegoi ai.
Eshte lojtar i mire Basha –Urime dhe suksese me Kombetaren tone !
Esht i ri,esht fillimi
Pas disa kohesh do ta kuptoj gabimin dhe do ndrroj fanell
Emocion i madh te lozesh me nje kombetare si e shqiperise, po te kish mundesi ky te luante me zvicren do ta shikonim emocionin.
Tani qe pranoj te luaj per Kombetaren tone ashte Kosovar i mire,po mos te pranoje si do ta quanit pastaj:?.
do ta qunim ashtu sic e meritonte tradhetar , legen..
me i sinqert mor mik thuaj qe skam shance me zvicren dhe prandaj zgjodha albanin dhe pik.
nuk quhet tradhetar ai qe nuk pranon te luaj pewr shqiperine sepse nuk i ben dem keti vendi,por do te thoja qe me gjith zemer ai e ka zgjedh kete fanell sepse ja ndjen zemra,dhe shpresoj qe te bej ndeshje te shkelqyera sepse potencialet i ka te shumta pavarsisht se ku luan ne qofte se impenjohet ne maximum do te shkelqeje.braco basha mos mer shembullin e lulzim bashes se ai po i ben dem shqiperise jo ti.fai il bravo ragazzo e vedrai che ce la faremmo.by celeste bari