Sep Blater ka bërë të ditur se Mishel Platini është i vetmi person i cili është bërë pengesë për përdorimin e teknologjisë së vijës së portës dhe aplikimit të saj në të gjithë botën. Ndonëse FIFA ka bërë të ditur se kjo teknologji do të vihet në zbatim në Kupën e Konfederatave dhe më pas në Kampionatin Botëror 2014, Platini mendon se ideja është e gabuar dhe gjithçka mund të zgjidhet nga përdorimi i gjyqtarëve të portës.
“Ndryshimi në opinion nuk është me UEFA-n, është me Platini. Vetëm me Platini!”, tregoi Blater për “AS”. “Federatat, lojtarët, gjyqtarët… të gjithë duan teknologjinë e vijës së portës. Nëse Platini nuk e dëshiron një gjë të tillë, ajo është çështje personale. Por edhe ajo do të ndryshojë”, shpjegoi Blater.
Presidenti i FIFA-s bëri të qartë se ngjarja që kishte ndikuar në vendimin e tij personal për të mbështetur teknologjinë, ishte momenti në Botërorin 2010, kur gjyqtarët nuk akorduan golin e Lampard në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë.
“Po, atë ditë unë i pashë gjërat me qartësi. Topi kaloi vijën e portës. Pas atij incidenti unë kalova një natë të tmerrshme, isha shumë i zhgënjyer. I thashë vetes: “Nëse gjejmë një sistem të pagabueshëm, një sistem që përjashton 99% të gabimit te goli fantazmë, atëherë do ta pranojmë”. Tani kemi shumë sisteme të ndryshme që e bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi Blater.
Nuk e do se nuk mund te vjedhe dot.Ai preferon arbitra si puna e Dukes.
BLATER, BLATER MAFIOZI .Une e di qe t’i BALTA DO T’ia lehtesosh rrugen per ne cerek -gjysem dhe ne finale GJERMANISE ,DUKE I HEQUR SPANJEN ,BRAZILIN dhe mos harro ITALINE .Kete do besh ti BLATER DHE ti nuk je me i mire se PLATINIA qe i ndryshon rregullat sa herte te do by…..Ti do t’a besh kete ne mes te DHJETORIT kur te hidhet shorti i boterorit te BRAZILIT .T’i je gjermano-fil ,dhe je po aq pis sa dhe PLATINIJA .