Hënes: Vetëm 2 lojtarë nga Barça e Reali do mund të luanin te ne

21 Mars 2013, 14:04Sport TEMA

Uli Hënes mendon se Bajern Mynih ka lojtarët më të mirë në botë dhe se me përjashtim të Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos, vetëm 2 lojtarë të tjerë nga Real Madrid dhe Barcelona do të kishin mundësi të luanin si titullarë në radhët e ekipit bavarez.

“Nëse do të mendoja për të blerë një lojtar spanjoll, ai mund të ishte Iniesta ose Zhordi Alba. Por edhe te Bajerni kemi lojtarë shumë të mirë. Mendoj se vetëm një ose dy lojtarë të Real Madrid apo Barcelonës do të ishin titullarë në Bajernin aktual. Nga kjo përzgjedhje po përjashtoj Mesin e Ronaldon”, deklaroi presidenti i klubit gjerman për gazetën “Marca”.

Hënes ka folur edhe për Guardiolën dhe sa të lehtë do ta ketë ai të përshtatet me jetën në Mynih dhe te ky klub, pasi politikat që ndjek ai janë të njëjta me atë që spanjolli është mësuar te Barcelona.

“Edhe ne kemi si strategji të marrim sa më shumë lojtarë nga akademia, por pa vënë nën trysni trajnerin. E dimë që ka breza lojtarësh ku mund të marrësh 5-6 futbollistë dhe ka të tjerë ku nuk merr asnjë. Tani kemi në skuadër Lahm, Shvajnshtajger, Myler, Badshtuber, Alaba, Kontento dhe Kros. Pastaj ai nuk do të ketë probleme me ambientimin dhe komunikimin. Unë jam presidenti i klubit dhe flas vetëm kur humbasim. Tani Guardiola ka si detyrë vetëm të fitojë të gjitha ndeshjet dhe kështu unë nuk do të kem më nevojë të flas”, ishte batuta e tij për trajnerin spanjoll.

“Përveç trajnerit, jemi unë dhe Rumenige që flasim, por i kemi garantuar atij se nuk do të ndërhyjmë kurrë në punën e tij. Çfarë mund të përmirësojë ai nëse fitojmë gjithçka në këtë sezon? Kjo është pyetja që ia kemi bërë edhe ne vetes. Nëse Heinkes do të ishte 57 vjeç, nuk do ta kishim ndërruar. Por na jepej mundësia të afronim Guardiolën që është 41 vjeç dhe ky ishte momenti i duhur. Jam i sigurt se kemi marrë vendimin e saktë pasi besojmë te filozofia e tij, që është po aq e rëndësishme sa fitorja e trofeve”.

Në fund edhe një batutë për Zhoze Murinjon. “Nuk e njoh personalisht. Ish-lojtarët e tij thonë se është shumë punëtor dhe kërkues. Por mua më duket se ai mund të fitojë një çmim “Oskar”. Para mediave shfaqë një imazh dhe kur shkon në shtëpi qesh me atë që ka thënë”, ishin fjalët e Hënes.

19 komente në “Hënes: Vetëm 2 lojtarë nga Barça e Reali do mund të luanin te ne”

  1. raimondi says:

    Ik ore gjerman na rrofsh tarpin, Bajerni eshte nje ekip rrembythje qe ka vetem nje gje te mire: Trajnerin,
    ndersa lojtaret e Bajernit jane qesharake .Ata duken si lojtare rakitike

    Te gjithe lojtaret e Barcelones dhe Realit , pa perjshtim ,jane shume here me te mire se lojtari me i mire i Bajernit

    1. Ben Chicago says:

      Bajerni ekip rrembythje???.Vjet eleminoi Realin dhe doli ne finale,,sivjet per mua eshte kandidati kryesor bashke me Realin.Per mua traineri aktual Heikens eshte shume me i mire se Guardiola,koha do ta tregoje.

      1. raimondi says:

        Eshte ekip rembythje kur krahasohet me Barcen dhe Realin , apo edhe me Mancester United , jo me te tjeret

        Lojtaret e Bajern kane karakteristika fizike qesharake, por loja e tyre eshte e displinuar per shkak se kane trjaner klasi , por nuk bejne ndonje futboll virtuoz apo te bukur

        Ndersa Bara eshte konsideruar ekipi me i mire i te gjitha oherave dhe lojen eben jashtezakonisht te bukur, Lojtaret e Barces jane te gjithe virtuoze dhe te jashtezakonshem ne cdo aspekt –Po ashtu i ka edhe Reali …..

        Nuk ka te thote fare pse u eliminaun nga Bajerni se po te ecesh me ate mendim Bajern u eliminua nga Chelsi qe eshte ekip koti krahasuar me keto ekipe qe permenda …

        Sa per Gladiolen , Gladiola eshte trajner shume i mire , dhe ja sa iku ai nga Barca loja e Barces calon ndonjehere ….

        1. s says:

          Ne fakt Manchesteri po korr suksese te jashtezakonshme ne Champions, vjet nuk doli dot nga grupi ,sivjet u eleminua sa doli nga grupi ,ti mire qe nuk haber ne tema te tjera po dhe ne sport do te besh si ekspert .Raimon me vjen keq po nuk ke lidhje me futbollin.

          1. raimondi says:

            Po to pse vuan kaq shume mor aman ?

            Mancester United kete vit eshte ne forme te shkelqyer saqe e pranoi edhe trajenri i Realit …..
            Mancesteri luajti dy ndeshje te shkelqyera kunder Realit –. duke bere nje loje me mendim dhe e bllokoi Realin ne cdo aspekt , pavaresisht se Reali duke pasur lojtares superklas hariti te kualifikohet

            Ndersa sa per temat e tjera te gjithe ju sociot sebashku em kauret tuaj
            jeni ca deficente qe nuk keni tru as sa koqet e mija– saqe mua edhe tu shit brenda ne goje ju, me vjen keq se my shit do behet pjese e trurit tuaj dhe ju ngre IQ-ne qe tani e keni IQ gomari

  2. kinezi says:

    ke te drejt or ti president,alaba,mazukic,kros,roben(reali e perzuri me shqelma)gomez,dante,bastuber dhe shume te tjer jane lojtar nen mesataren thuaj me mire qe vetem dy lojtar te bayernit do te mund te loznin te reali ose barca.ekip i dehshtuar qe di vetem te humbas finale jeni ber si juve e viteve 90-00 qe shkoi ne 4 finale dhe i humbi te gjitha ne mos gaboj apo me duket fitoj nje me ajax.pervec lam dhe nojer apo deri diku schvaistager kush tjeter do mund te loste???????

  3. fiku says:

    Doli prape Rajmond delli. Edhe ketu po jep mend ti re i trashe. I thua Bajernit skuader rrembuthje. Qeke me ter men kar komplet.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Bajern, si do qe te jete, perseri eshte i rrezikshem, se gjithmone ka qene pretendet dhe ska patur asnjehere ulje ngritje, por mban te njejtin ritem, keshtu qe mos ja qani hallin Bajernit se asnjehere sdo ta gjeni ne fund, por gjithmone do qendroje ne majat e sportit boteror, vetem ne qofte se shkaterrohet gjithe Gjermania, atehere mund te shpresoni se sdo te kete me bajern.

  5. bobi says:

    Kur flasin dhe lojtaret e Realit me vjen me plas. Bayerni eshte ekip elitar dhe gjithmone ka nejt ne elite.
    Po skeni faj ju madrilenet qe urreni bAyernin se perhere kur dilnit me Bayernin e hani ***** roncem.

  6. TOTILA says:

    “RAIMOND” ,nuk desha te debatoja me ty ,por nuk jam dakord ne nje pike :2 EKIPE NJIHEN NE BOTE per FORCEN ,KARAKTERIN ,GRINTEN ,SHPIRTIN LUFTARAK DERI ne piken e fundit te gjakut (e kam ne kuptim figurativ) BAYERN-JUVENTUS apo JUVENTUS -BAYERN ,cka reflektohet dhe ne kombetaret respektive . bayerni PER te qene i siqerte ka qene me rezultativ se JUVENTUSI ne CHAMPIONS -LEAGUE ,QE ka mare 4 here kupen ,kurse JUVJA 2 HERE ,por JUVJA eshte e sukseseshme diku tjeter . Une do te doja qe te mos ishin perplasur qe te dyja bashke por deshiroja sic dhe e kam shprehur nje perballje JUVENTUS -REAL se me dukeshin 2 ekipe qe kishin filozofi dhe grinte te njejte .Me vjen keq qe njera “VEZE do te THYHET”.Sidoqofte le t’a leme fushes se lojes se kush do t’a fitoj kete CHAMPIONS-LEAGUE .

  7. specialist futbolli says:

    Bayern natyrisht qe eshte nje ekip qe ben pjese ne 10-shen me te mire europiane,por jooooooooo ta krahasosh me BARCA apo Real,me pune dhe me disipline arrin shume lart por pa talent nuk arrin dot majat ,dhe gjermanet nuk kane qene te shquar asnjehere ne histori per talente yje ne futboll.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Do te rekomandoja ta shikoje njehere vehten se ndoshta mos je specialist ne volejboll se per ne futboll, nuk me dukesh se je specialist, qe je specialist sta kundershtoj, por jo ne futboll.

      1. specialist futbolli says:

        Eh mor Hor ta dish ti qe i njoh lojtareve gjermane dhe pjestaret e familjes nga viti 1976 e deri me sot kaq i cmendur kam qene mbas tyre,por duke u rritur kupton ,edhe kete Henesin e mbaj mend qe thua ti sulmues shume i mire ka qene ,Myler ,Bekenbauer,Majer ,Netzer,Rumenige ,Brajtner,Brigel ,Shumaker,Kaltz,Shuster,Mateus,Brehne ,Foler etj etj etj fantastike te gjithe por asnjehere asnje nga keta sipas periudhave te ndryshme nuk ishin njeshat sepse sepse existonin Krojf,Rezenbrig ,Brazili i magjishem i 82 ,Maradona,Gulit e Van Basten ,Zidane e Platini Mesi e Ronaldo ,qe ishin njesha te vertete.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Specialisto ste kundershtoj ne ate qe thua, por duhet ta dish se Gjermania ka luajtur gjithmone si ekip, jo si individ, prandaj meqe je edhe ti ne ate moshe qe i ke pare si une ne ato vite, kot nuk thonin se gjermanet luajne me matematike, e bejne lojen si shahu.
          Gjermania nuk ka qene ekip, ku dalloheshin nje ose dy lojtare, por ishin gati te gjithe njesoj edhe sot ne fakt nuk ka asnje si Mesi apo Ronaldo, por jane shume kompakt dhe luftojne deri ne sekonden e fundit.

  8. sami says:

    O ”SPECIALIST”.Po te kujtoj vetem MYLER BEKENBAUER.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Une po i kujtoj Rumenige, lista vazhdon………………………………………..

  9. fiku says:

    @horrin

    Bravo horro. Ti i thu gjonat tamam mor plak. Je tifoz gjermon ti e di une prandaj duhet ta nigjojne fjalen tate kta ne forum. Merr vesh tamom nga futbolli. Sja fut kot si ai hajvani Rajmonda.

  10. Best says:

    Bajerni eshte per tu vleresuar sepse ne kater vjet ka dale dy here ne finale
    Porajo qeeshte e mete e ketij ekipi eshte fakti se ka problemet e kombetares
    Edhe Gjermania me te njejtat defekte, ecen mire dhe ngecet ne finish
    U ka humbur krejt besimi, sidomos vjet, te kalosh Realin dhe te te rrase Celsi nje gol ne fund me te vetmin aksion eshte turpper disiplinen gjermane
    Megjithese duhet thene se Celsi pati fatin gjashte muaj me radhe pas vetes dhe duhet pranuar
    Por Bajerni e nenvleresoi
    Them se kete vit nuk e merr perseri Championsin pasi Barca eshte tajfun, jo se jam une tifoz
    por kam dhene nje teze qe ne fillim sezonit dhe deri tani me ka dale
    Kam thene se Barca do linte Realin 18 pike pas ne fund te fazes se pare dhe per cudi doli
    Kam thene se kete vit Barca do ishte ekip remuntada me permbysje dhe po realizohet
    ekipi ka fituar besimin se ndeshjen e permbys
    Ato dy ndeshjet me realin ishin sa per te hedh hi syve, leshoje pak frenin qe te marre superxhiro kundershtari dhe me pas rrasi petllen tek e rendesishmja

    Sa per Henes mendoj se si gjerman do ngreje vlerat e bajernit, por thelle thelle nuk e mohon se barca dhe real qendrojne nje hap me lart

  11. TUCI i VOGJEL says:

    per mu uli henes ka kene lojtari ma ka…..i gjermanise per te tana kohnat .po mire ky ali pasha i koheve moderne nuk po don me e kuptue se bajerni asht molle e kalbun . juventusi e kalon bajernin ,por kam frike se blateri dhe platini tmerrohen nga juventusi dhe dun me e eleminu. dun te qesin realin ne finale me bayernin se dhe per barcelonen e ka ba gjati starkamshin. budalle ,por lojtart e barcelons jane te ardhun nga u.f.o.t mor zotnie . cka po don me thane per ca idiota te gjermanies ,si riberi ,shvan-shtangisti ,apo aj modelisti gome-gomezi i cpuem .por dhe bebe guardiola paska me ba nji mut ,une kujtojsha se po na ban nje barcelone te vogjel ,ai paska marr n’dor cekin prej 300 milion eurosh me ba ekip .as ma shume e as ma pak por njilloj si qaj muti murinjo ,qi po leh qe besa e zotit pa shterrun ,ku don me perzi te bardh’e t’zi ni nji kazan .hajt budalla i gjermanies te kjoft per hair ene ket’vit vendi i dyte ne kupen e kampionve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje