Fatih Terim i bashkohet listës së gjatë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Interit në fund të këtij sezoni. Sipas gazetës turke “Sabah”, trajneri aktual i Gallatasarajit është kontaktuar nga Masimo Morati, i cili ka kërkuar të dijë nëse ai është gati të marrë drejtimin e zikaltërve në sezonin e ardhshëm.
Sipas kësaj gazete, trajneri turk dhe presidenti i Interit kanë folur për mundësinë që Terim të kthehet në Milano, por këtë radhë si trajner i zikaltërve, pas eksperiencës negative të kuqezinjtë e Milanit në vitin 2001. I njëjti burim thekson se Morati i beson teknikut turk dhe i ka bërë të qartë këtij të fundit se Andrea Stramaçioni i ka ditët e numëruara.
Fatih Terim është ndër trajnerët më të njohur në Turqi dhe ka një karrierë shumë të suksesshme si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren e këtij vendi. I ashtuquajturi “Perandori”, po udhëheq Gallatasarajin drejt titullit kampion në Turqi, ndërsa ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Shalken, ndërsa tani ka përballë Real Madrid.
59 vjeçari ka kontratë edhe një vit tjetër me klubin turk por një ofertë për t’u kthyer në drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha evropiane mund ta bindë ta mbyllë atë para kohe dhe të udhëtojë drejt Italisë, ku në të kaluarën ka drejtuar për pak kohë edhe Fiorentinën.
Dan zoti dhe per Interin te shohin nji dite te mire se ,asht skuader me emen ,nuk i ka hije nji skuader si Interi me ra kaq poshte sa ka ra.Forza Neri Azzurri…;)
Dakord me ty “MADRILEN ” ,por mendoj se FATIH TERIMI nuk i ka KREDENCIALET AQ TE MIRA SA TE MUND TE DREJTONTE INTERIN.Futbooli ITALIAN dhe ketu kam parasysh JUVEN ,MILANIN ,INTERIN eshte shume TAKTIK dhe per me teper futbolli ne ITALI si ne asnje vend tjeter te botes eshte INDUSTRI dhe cfare INDUSTRIE ,INDUSTRI fitim prurese . U provua ky TURKU tek MILANIN me duket ,nuk ishte dhe AQ I KEQ ,POR …..E PEZUNE .Nuk e ka te zhvilluar intelektin e nje TRAJNERI KODOSH ,eshte as me shume dhe as me pak por vellai SIAMEZ I MURINJOS tek REALI .aSNJE PORTUGEZ nuk arrin tek mendja SPANJOLLE ,ata ngelen te vegjel ,inatcore ,edhe pse me 500-600 miloion EURO INVESTIM ,qenia e tij provoi se ishte nje fiasko .Dhe per te gjithe tifozet e REALIT duke perjashtuar ‘MADRILENIN SHKODRAN” ,thenjet dhe deklaratat e MURINJOS jane ne vazhden e tij qe te shkaktoje carje dhe te largohet nga MADRIDI sepse po nuk iku ai iken KASIJAS dhe RAMOS tek BARCELONA .ALONSON e merr BAYERNI .