Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa lejen e Serbisë

21 Mars 2013, 17:38Sport TEMA

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet e tjera pa marrë leje nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Gazetari shqiptar, Blerim Shabani, kontaktoi me Blatterin për ta pyetur atë rreth këtij vendimi.

Një muaj më parë morët një letër nga kryeministri Thaçi rreth shqetësimit të tij që Kosova të pyes Serbinë për të luajtur ndeshje miqësore dhe ju kishit premtuar se do të diskutonit rreth kësaj çështje. Çfarë ka ndodhur prej atëherë?

Ndërsa Blatter iu përgjigj kështu: “Unë e kam pritur ambasadorin e Kosovës së bashku me presidentin e FFK-së në selinë time në Zvicër, ku edhe më kanë dorëzuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte shprehur i shqetësuar që Kosova duhet të luajë ndeshje miqësore me lejen e Serbisë dhe se për të kjo situatë ishte e papranueshme.

Unë ia kam paraqitur këtë letër Komitetit Ekzekutiv, e kemi diskutuar dhe ata kanë vendosur që të mos luhaten nga vendimi që kishin marrë më herët, që Kosova çdo ndeshje miqësore ta zhvillojë në koordinim me Serbinë. Madje, Komiteti Ekzekutiv më ka caktuar mua që të ndërmjetësoj në mes Kosovës dhe Serbisë, që këto të dyja të gjejnë një zgjidhje në këtë aspekt. Unë e kam pranuar dhe tani do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi Blatter./Zeri

9 komente në “Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa lejen e Serbisë”

  1. nje tip says:

    e pse duhet te pyese kosova per serbine per ceshtjen e krijimit te kombetares? ky eshte karllik komplet. eshte njelloj sikur te thuash qe palestina duhet te pyese izraelin per lenjen e pavaresise.

  2. Heron says:

    Ne hene ka jetiar ky gomari deri me sot??? Smerr vesh cbehet jashte futbollit!!?????

  3. aleksandri i madh says:

    Ky legeni (Blater) dhe ai tjetri (Platinia, shoku i Dukes) jane me serb se serbet. Keta jetojne sot por logjika e tyre eshte e mesjetes. Pfu fare e keqe.

  4. mergimtari fv says:

    Nuk ke faj ti mor lal qe tall bythen me shqiptaret e Kosoves , fajin e kemi vet , ca muter qe u pelqen vetja se duam komtare te Kosoves te poshtrohen nga serbet e miqte e tyre ne UEFA e FIFA si ky muti me Platinira me soj e sorollop , boll kupa u mbush , shqiptaret kudo jane ti mbajne syte te Ekipi Perfaqesues Mbarekombetar Shqiptar si perfaqesus i shqiptareve te Rep.Shqiperise , Kosoves , Maqedonise , Malit te Zi e diaspores neper bote .

  5. henri says:

    Blatter paska lajthitur…

  6. mirel says:

    Kosova e ka ne dore te beje miqesore me shqiptaret sa here te doje dh ete mos caje b per servine.
    Dhe le te luajne nen kombetaren shqiptare dhe keshtu ja lene prape ne dere servise.
    Dhe duhet te bejne nje leter proteste ndaj FIFA-s.
    Kesaj proteste duhet ti bashkangjitet dhe Shqiperia.
    Politike aktive sa me shume, kjo nevojitet dhe jo duart ne b..

  7. TOTILA says:

    Mundet te me thote mua ndonjeri pse kjo fytyre mua me eshte dukur e larget ,antipatike ,e ndyre ,qelbesire . Po pse duhet KOSOVA TE PYES ATA QE ERDHEN NGA KAUKAZI NE VITET ‘600 ,ASHTU sikur rrugecerit ANGLEZE qe nuk donin te pranonin rregullat fetare ne ANGLI erdhen ne AMERIKE ,DHE PASI VRANE TE GJITHE LEKUR-KUQTE ,tani kane veshur lekuren e QENGJIT DHE jane bere DEMOKRATE me HU ne DORE ,PER TE VENDOSUR DEMOKRACINE NE BOTE . Blateri ky ,c’ti them tifoz i MURINJOS .

  8. me duket tamam PLEHRE says:

    Ku jeton ky burri qe quhet Blater, pervecse seline e paska ne Zvicer.
    Hajde Plehre hajde.
    Besoj qe kete monster do ta kete votuar edhe Duka jone.
    Meqe ra fjala po Z. Duka ka vdekur? Po si more nuk i pergjigjesh ketij monstre apo ke hall se nuk vjedhe dot bashke me te pastaj se helbete do beni stadjum te ri me “Bekimin” e ketij monstre, dhe do perdorni goxha fonde se bashku, perfshi edhe fonde nga buxheti i ne taksapaguesve per te cilat nuk pranoni as te kontrolloheni.
    Hajde duka i krimit hajde!

  9. fiku says:

    Bravo Blatter. Te pakten ne kete pike ke te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje