Brazili dhe Italia kanë dhuruar një ndeshje miqësore spektakolare që ka përfunduar në barazimin 2-2. Në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjenevë të Zvicrës, dy kombëtaret kanë treguar një futboll shumë të bukur në këtë takim që është dukur më shumë se miqësor.
Të dy skuadrat kanë lënë pas “formalitetet” e ndeshjeve të këtij lloji, duke mos tërhequr këmbën në asnjë çast dhe duke zhvilluar një lojë të ashpër, siç tregohet nga 5 kartonët e verdhë të dhënë, por mjaft të bukur. Ka qenë Italia që ka krijuar rastet më të mira për të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, por topin në rrjetë e ka dërguar Brazili me dy rastet që kishte me Fred dhe Oskar.
Në pjesën e dytë, Italia dominon në lojë dhe brenda pak minutash vendos përsëri barazinë në shifra me anë të De Rosit e Balotelit, ku ky i fundit duhet thënë se shënoi golin më të bukur të mbrëmjes me një gjuajtje nga jashtë zonës.
Kjo ishte prova e përgjithshme e këtyre dy skuadrave, të cilat bë fund të qershorit do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës, por këtë radhë për të luajtur në Kupën e Konfederatave pasi janë në të njëjtin grup në këtë aktivitet./lajmeshqip
http://youtu.be/e2-JhEV28Pc
E pashe ndeshjen dhe barazimi i shkonte me per hosh ketij derbi te botes ME PLOT KUPTIMINE FJALES QE ASNJE NUK M’A KUNDERSHTON DOT .Barazpeshe .GOLI I DYTE I BRAZILIT ishte alla ROBERTO BAGGIO ,kurse i dyti i ITALISE ishte GOL-PROTESTE .BRAZILI do t’a kete shume te veshtire qe te marr kupen e botes me kete SELECAO .ITALIANET ? ,jane rritur shume jane te frikshem ,por kur te kthehet dhe KIELINI dhe mbrojtja te behet MADE in JUVENTUS ,ATEHERE DO TE KTHEHET italia e ’82,por ajo ishte ITALIA me e mire e te gjithra kohrave ,po sic ishte dhe BRAZILI me i mire i te gjitha kohrave ,po ashtu dhe FRANCA me e mire e te gjthra kohrave ,si rralle ndonjehere ne ndonje BOTEROR. Perpara kemi KUPEN E KONFEDERATAVE .Le te presim cdo te ndodhe .Deri atehere trajneret do te perdorin shume skema ,ne pershtatje me zhvillimin dhe evoluimin e futbollit qe tani po ecen me PROGRESION GJEOMETRIK .
Totila…une ve bast qe ti punon ne pastrim diku ne Manhattan, kam te drejte apo jo?
Nuk me pelqej hiç loja e brazilit mram ,dhe kete skuader qe kan tash as grupin se kalojn ,shume shume bobt ,neymar duhet patjeter te shkoj ne europe te rritet te formohet si lojtare ,po nji gja se kuptoj si kamundesi si lojtaret si psh marcelo,kaka, alves ,hulk, 2 mrojtsat njeri i chelsit dhe tjetri i bayernit qe per monetin spo me kujtohen emnat , japim me shume kur lujn me clubet e tyre se me kombetaret ,nuk arrij ta kuptoj .
Goli i dyte i Brazilit ishte Fair Play i Pirlos.
Mund te kishte bere edhe faull…
o BALOZ I ZI .Po me kee ngateron mua ti ,me vehten tende .Une e kam thene se ku punoj dhe me pare ,por ty pse te shqetson me shume puna ime se sa shkrimet e mia . Mundohu dhe do t’a gjesh se c’pune bej .Ndonje gje per italine ke per te thene apo jo ?.Po pse e kam kohen te tepert?
Loje e barabarte me nje epersi te lehte nga ana e braziljaneve, por Bufon, me duhet te them se eshte nje portier e klasit te larte.
Baloz i Zi, puna ne ekonomine e tregut eshte nje fat, kete sta them une por ta thone te gjithe ata qe ne emigrim e kane patur problem punen biles shumica kur jane nisur ne emigracion, si synim kane patur te gjejne nje pune dhe te fitojne, por disave edhe su ka ecur dhe kane perfunduar ne boten e krimit, se kishin nje borxh qe duhej paguar ne Shqiperi dhe detyroheshin qe te dalin jashte principeve te veta.
Ata qe paten fatin mbas nje kohe te gjejne nje pune stabel, ska rendesi puna, u gezuan.
Une Bajloz i Zi mbas 10-vjeteve pune te rende, kam bere edhe ate qe ti e quan pune te turpshme pastrimin ne rruge, sot jam nje pronar, puntoret me therrasin shef, megjithese mua sme pelqen, se jam aq shef sa po te zgjase dimri pak me shume se tre kater muaj, me fut ne veshtiresi se faturat snjofin dimer dhe vere.
Prandaj me vjen keq kur skeni argumente per tjetrin, dilni ne buadallalleqe qe mund ti degjosh vetem posht urave mbushur me te droguar.
NDESHJE SPEKTAKEL, SKA SI TE NDODH NDRYSHE KUR KETO DY SKUADRA NDESHEN…DHE GOL SPEKTAKOLAR I BALOTELIT.