Boateng: Futbolli ka nevojë për një Murinjo zezak

22 Mars 2013, 14:17Sport TEMA

Mesfushori i Milanit, Kevin Prins Boateng, i cili udhëhoqi skuadrën e tij jashtë fushës së lojës në një miqësore ndaj Pro Patrias pasi u bë subjekt i fyerjeve raciste, mendon se ky sport ka nevojë që të bëhet më i ndjeshëm ndaj kulturave të tjera.

“Nëse futbolli bëhet më shumë multi-kulturor, atëherë përfshihen më shumë njerëz dhe shtete, gjë që mund të ndihmojë në këtë luftë”, ishin fjalët e mesfushorit ganez. “Le të shpresojmë që së shpejti do të ketë një Murinjo zezak dhe një Guardiola pakistanez”.

Ai theksoi gjithashtu se nevojiteshin masa jo vetëm për të ndaluar racizmin në tribuna, por edhe atë që ekzistonte në fushën e lojës ku ka lojtarë racistë.

“Një lojtar që bën diçka të gabuar, që është racist, nuk duhet të luajë më për klubin apo në atë shtet. Këto janë gjëra që të dëmtojnë dhe mendoj se kjo është rruga e duhur. Duhet të jetë rregull shume strikte, shumë e fortë dhe shumë e qartë. Paratë dhe gjobat nuk të dhëmbin aq shumë”.

Boateng ishte i ftuar edhe para një komisioni të Kombeve të Bashkuara, duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Diskriminimit Racor.

“Nuk ekziston asnjë vaksinë për ta luftuar dhe nuk ka antibiotikë që mund të jepen. Ky është një virus i rrezikshëm dhe infektues që përforcohet nga indiferenca dhe mosveprimi”, ishte apeli i mesfushorit ganez.

2 komente në “Boateng: Futbolli ka nevojë për një Murinjo zezak”

  1. o gje e egerr says:

    Mire e ke .. duhet te ndryshojne keto gjera o i zi ?

    1. arb says:

      ik mer vemje, parazit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje