UEFA ideon një Ligë Ballkanike pa Shqipërinë e Kosovën

22 Mars 2013, 14:11Sport TEMA

UEFA po mundohet të ringjallë kampionatin e vjetër jugosllav të futbollit dhe ta quajë atë Liga Ballkanike. Lajmi bëhet i ditur nga reporterët e “Associated Press”, të cilët kanë bërë të qartë se institucioni që drejton futbollin në Evropë po mendon të ringjallë këtë aktivitet duke krijuar një kampionat të mirëfilltë të përbashkët mes Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqedonisë, ndërsa atyre mund t’iu shtohen edhe Hungaria dhe Bullgaria.

Ideja është që të ndihmohet rritja e nivelit të futbollit në këtë rajon, që ka pësuar një rënie të ndjeshme në krahasim me vitet 80’, kur lojtarë të shumtë nga Ballkani shkëlqenin në arenën ndërkombëtare.

Por është ende e pakuptueshme se si UEFA po mendon që të lërë “jashtë Ballkanit” Shqipërinë dhe Kosovën, duke organizuar një aktivitet ballkanik pa pjesëmarrjen e tyre. Ndonëse ideja do ende shumë kohë për t’u vënë në zbatim, qoftë edhe mospërfshirja në planin fillestar është një goditje e rëndë për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Megjithatë, ideja e një lige të tillë mund t’i hapte rrugë krijimit të Ligës Mbarëkombëtare Shqiptare, kampionatit të bashkuar të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, që do të ndihmonte futbollin shqiptar më shumë sesa pjesëmarrja në një turne që pritet të prodhojë tensione etnike.

Pikërisht shkalla e lartë e huliganizmit në Serbi e Kroaci ka bërë që UEFA të vazhdojë “studimin” e idesë së Ligës Ballkanike, pasi është e ndërgjegjshme se në kushtet aktuale, një aktivitet i tillë do të prodhonte më shumë dhunë sesa futboll.

5 komente në “UEFA ideon një Ligë Ballkanike pa Shqipërinë e Kosovën”

  1. genti says:

    Po normale !!!!
    Plaitini eshte marre vesh perpara me Duken dhe Berishen ???

    1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

      Te rrime shtrember dhe te flasim drejt!

      Ketu nuk behet fjale per nje lige Ballkanike sepse te gjithe e dime se kush jane shtetet qe perbejne Ballkanin. Ne liste vertet mungon Shqiperia dhe Kosova,por mos harrojme qe anetare te Ballkanit jane edhe Rumania,edhe Bullgaria,edhe Turqia,edhe Hungaria,apo i keni harruar kampionatet Ballkanike qe zhvilloheshin!

      Ndoshta eshte idea qe te rivitalizohet vertet ai futboll i bukur qe ka pasur ish Jugosllavia kur ishte nje ekip i frikshem per te gjitha klubet Europiane dhe jo vetem!

  2. I duruari says:

    Po ne kete Lige mungoka edhe Greqia edhe Rumania. Ndoshta formohet nje lige tjeter me Shqiperi,Kosove, Greqi dhe Rumani dhe pastaj luhet superliga Ballkanike!!!!

  3. fiku says:

    Shume mire e ka UEFA. As Shqiperi as Kosova nuk jane pjese e Ballkanit apo Europes.

  4. askushi says:

    Po pse duhet te mendoj FIFA se car duhet te behet ne Ballkan?Kur u hodh ideja e kampionatit te perbashket Shqipri-Kosove FIFA ishte kunder se KOSOVA NUK ESHTE ANTARE E okb dhe tashi po na del dhe mbi OKB duke hedhur ide kur roli i saj nuk eshte i tille dhe nuk ka kto kompetenca qe i jep vetes,dhe per me teper funksionon si organizem ne baze te buxhetit qe paguan cdo shtet antar natyrisht dhe SHQIPRIA E fifa duhet te jete me e matur ne ide e vendime packa se ne jemi vend i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje