Zhoze Murinjo do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni dhe sinjalet e portugezit janë gjithnjë e më të qarta. Ata nuk kanë lidhje vetëm me jetën sportive në klub, por edhe me jetën private të portugezit në kryeqytetin spanjoll.
Trajneri portugez aktualisht jeton në një zonë nga më luksozet në periferi të Madridit, në atë që quhet “Ferma”, një kompleks rezidencial VIP, në të cilin banojnë shumë persona të njohur, mes të cilëve edhe futbollistë të klubit madrilen si Iker Kasijas, Serxhio Ramos, Kaka dhe Kristiano Ronaldo.
Ashtu si shumë të tjerë, Murinjo ka shërbëtorë në shtëpi që kujdesen për mirëmbajtjen, gatimin e pastrimin për familjen e portugezit. Janë tre punëtorë dhe të tre janë lajmëruar që të fillojnë të kërkojnë për një punësim tjetër, pasi portugezi do të largohet nga rezidenca aktuale me 1 qershor.
Normalisht, mund të mendohet edhe se Murinjo ka vendosur të gjejë një shtëpi tjetër, ndoshta më afër qendrës stërvitore të Valdebebas. Por fakti se ai realisht po mendon të iki nga Madridi vërtetohet nga data që u ka komunikuar atyre, 1 qershori, pikërisht ajo në të cilin përfundon sezoni i Realit, që do të thotë se nga ky muaj ai dëshiron të mbyllë çdo kontaktet me jetën e tij në kryeqytetin spanjoll. (