Gëtze ëndërron një të ardhme “në klubet e mëdha”

22 Mars 2013, 15:01Sport TEMA

Ylli i Borusia Dortmund dhe Gjermanisë, Mario Gëtze, ka pranuar se nuk do të refuzonte një ftesë për t’iu bashkuar klubeve elitare evropiane, por mendon se një gjë e tillë do ende kohë që të bëhet realitet. Mesfushori me tipare sulmuese është kthyer në objektivin e merkatos të disa prej klubeve më të njohura në Evropë, pasi ka shkëlqyer me Borusian në sezonin e fundit duke shënuar 14 gola dhe dhënë 16 pasime.

“Klube si Real Madrid, Barcelona apo Mançester Junajtid janë tërheqëse, ndërsa kampionate të tjera elitare do të më ndihmonin të zhvillohesha më shumë. Por unë për momentin nuk po mendoj aspak për një gjë të tillë”, tha Gëtze për “Sport1”.

“Jam i lumtur në Dortmund dhe shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Ndaj një lëvizje e tillë për momentin duket se është ende larg”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se jo rastësisht kishte firmosur kontratën e re deri në vitin 2016 me këtë klub.

“Po, sigurisht që kontrata ishte një sinjal se do të qëndroja, përndryshe nuk do të kisha rinovuar. Nuk do të kishte kuptim ta bëja një gjë të tillë nëse do të dëshiroja të largohesha”./lajmeshqip

1 komente në “Gëtze ëndërron një të ardhme “në klubet e mëdha””

  1. raimondi says:

    Ore , po kujt po i ruhet se ca enderron ky gjermani …

    Jepni ore ndonje lajm apo informacion nga ndeshja ne Norvegji , se ate ndeshje
    po e rpesin gjithe shqiptaret kudo qe jane me ankth….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje