Berisha: Vërshëllimat e shqiptarëve? I prisja

23 Mars 2013, 15:52Sport TEMA

TV 2, televizioni norvegjez që transmetoi edhe ndeshjen, i kushton një shkrim të posaçëm mënyrës se si u prit Valon Berisha, me vërshëllima, kur u angazhua në lojë. Mesfushori me rrënjë shqiptarë, sidoqoftë, mendon se ka mbetur më i trishtuar ngaqë Norvegjia u mund.

Shqiptarët e fituan ndeshjen, ndërsa ashtu siç pritej në tribunën e “Ullevaal” kishte mbështetës të konsiderueshëm miq, në mesin e 11.207 njerëzve të pranishëm në stadiumin kombëtar, të premten në mbrëmje. Flamuri shqiptar dominoi në të gjitha seksionet e tribunës së hapur dhe kur ekipi kombëtar norvegjez doli në nxehje, duartrokitjet e sjellshme të tifozëve vendas u mbytën nga koret e atyre të ardhur nga larg, raporton televizioni norvegjez.

Nuk është dicka e zakonshme që të ketë kaq shumë tifozë të ekipit mik kur luajmë në fushën tonë. Jam i trishtuar nga humbja. Pavarësisht se jam një lojtar me rrënjë shqiptare, kur u hodha në fushë nga trajneri kisha shpresën e kthimit të ndeshjes. Dëgjova vërshëllimat kontestuese të tifozëve shqiptarë kur u aktivizova, por u përpoqa të përqendrohesha te loja dhe të bëja gjithçka që ne ta fitonim ndeshjen. Kjo nuk ndodhi dhe të gjithë jemi të trishtuar“, shprehet lojtari i Red Bull Salzburg.

A e prisja një reagim të tillë prej tifozëve shqiptarë? “Natyrisht që po, sepse ata nuk i pëlqejnë lojtarët me rrënjë shqiptare, që luajnë për vendet e tjera. Tre-katër të tillë janë pjesë e ekipit kombëtar zviceran dhe nuk janë mirëpranuar kur u takuan Shqipërinë. Madje janë kontestuar fort“, deklaroi Valon Berisha.

12 komente në “Berisha: Vërshëllimat e shqiptarëve? I prisja”

  1. fieraku4u says:

    MOS E CAJ KOKEN VALON BERISHA, TI JE NJE LOJTARE PROFESIONIST DHE NUK KA ASGJE TE KEQE QE LUAN ME NORVEGJIN.

    SA PER TIFOZET SHQIPTARET, ATA DO BEJNE PUNEN E TYRE EDHE TE IMPONOHEMI.

    1. Ndoc Qardaku says:

      Ta bojm hallall o Valon po vetem nderro mbiemnin
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

    2. albanicus i njemendte nga tetova says:

      fieraku4u – bukur e ke thene…per sa bertet kjo turme e pakulturuar qe s’di kur bertet e fishkellen…pastaj, pas nje fitorje si kjo behen prepotente sa t’i nxjeresh nje nga nje nga stadiumi duke i rrahur pandalur si naive te trashe qe jane pa kulture sportive qe e lexon menjehere njeriu se FARE FARE S’E KANE TE FORMESUAR e rafinuar NJOHURINE SPORTIVE, PRA DHE ANEN EMOTIVE TE TIFOZLLEKUT. Kryesisht behet fjale publik injorantesh qe shpesh te vjen turp kur bejne naivitete femijesh. qe te mos nevrikoset dikush per sa thash ca fjale mbase te vrazhda, me kurseni mua dhe veten, shprazuni dhe sikurse une, atehere kur kjo kombetare i zhgenjen keta adhurues, dhe keta serish s’dijne te kontrollojne shijen. PRA SHUME SHKURT, BEHET FJALE PER ADHURUES FUTBOLLI TE PARAFINUAR NE SHIJE, ASHTU SIC ESHTE DHE KOMBETARJE, PRANDAJ, VALON BERISHES I THEM VETEM PERPARE, ka kohe qe shume qen lehin, nderkohe qe karravanet ikin…t’i ndiq karravanet ashtu sic je krahas tyre, mos caj koken se c’bertasin injorantet qe dhe vete nuk ndjehen te realizuar ne jete. po ti pyesesh, biles shumica qe ishin ne stadium aty, as qe jane te realizuar mire me jeten e tyre, por vetem bertasin e fishkellejne me prepotence vetem ne futboll, se po t’ua mbaje bytha te fishkellejne per pune tjera, sdo ishin injorante…Ty dhe te tjereve si ti qe luani per ekipe profesionistesh jashte une u them se jeni te respektuar shume per shqiptaret qe e kuptojne futbollin si kulture ne rradhe te pare pasatj si gare. le te lehin qente e urritur qe ka kohe qe vetem me kocka ‘manipulojne’ veten se ushqehen…ja keshtu me ngjajne lehjet ndaj teje dhe te tjereve shqiptare kur u fishkellejne keta monstrume injorante. mase idiotesh te pagdhendur…Suksese shume me tej te gjithe shqiptareve te kulturuar qe dhe futbollin e kuptojne si kulture optimizmi dhe jo zhgenjimi sic jane keta qe fishkellejne pordha…

      1. deni says:

        avash o tetova mos na u hiq kaq shum mendje ndritur se jan fishkellyer lojtar si figo kur hiku nga barcelona dhe shkoj te rreali i madridit edhe plot te tjer qe fundi fundit nderruan klubin dhe jo kombetaren qe sdo kishte bir none me ja fal

  2. nacionalisti says:

    ti albanicus i njemendte nga tetova mos je nai klysh i ali ahmetit se kshu jeni ju tradhtoret ene ai baca tha skemi luftu per shqiperi te madhe po per maqedoni qe te komondojn sllavet.tradhtaret me sharje e me fyshkllime do i presim gjithmon shqiptare eshte ai qe kontribon per vendin e vet jo ato qe emrin e mbajn shqiptare e kondributin japin per vend tjeter ai valoni tma ndron e emrin tma ben jank ja hans se shqiptaret nuk eshte me, edhe rri rezerv te norvegjia klysh se mire do te bohet… ene ne norvegji pak i pate ato fyshkllima do ta shohesh kur te vish ne tr si do te presim.

  3. ben chicago says:

    Merite te madhe ne fitore ka kryeministri sali berisha. Ai qe I ri ka luajtur qendermrojtes me partizanin.ka qene dhe kapiten I kombetares dhe partizanit.

  4. VLONJATI NGA VLORA says:

    shume i perhapur eshte mbiemri berisha ne shqiperi…

    1. Dardan says:

      Perveqe Sali berishes te gjithe Berishet tjere te cilet kan njefare emri ne ndonje fushe jane nga Kosova ashtu si ky valoni, mbiemri Berisha esht i treti pase ati Gashi dhe Krasniqi ne Kosove.

  5. loni says:

    Valoni eshte Tradhëtor!

  6. ryan gigs says:

    Lojtareve shqiptare qe duan te luajne per vendet e huaja ju them vetem qe te ndjekin shembullin e Ryan Gigs dhe Gareth Bale,zgjedhja e tyre nuk ka nevoje per komente.

  7. anti bashkim says:

    nje mbiemer kane kosovaret berisha , mos te quet me kosov por berishovo , bukur he ,do i pelqej dhe kreshnik spahiut, pellumb xufit ,shpetim idrizit.

  8. miri says:

    shumica e atyre qe fershellejne do kene pashaporte norvegjeze ose te shteteve te evropes dhe hane mut kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje