Pele është gati të mahnitë përsëri botën. Por këtë radhë nuk bëhet fjalë për futbollistin legjendar të shekullit të kaluar, por djalit të tij, Xhoshua, i cili ka veshur për herë të parë fanellën e Santos.
Ishte vetë Pele që hodhi në Twitter një foto të djalit të tij 16-vjeçar në përgatitjet me ekipin e Santos para pjesëmarrjes në kampionatin U-17.
“Është një kënaqësi e madhe të kem djalin tim Xhoshua që vesh fanellën e Santos për Kampionatin U-17. Çfarë kënaqësie ta shohësh të luajë për klubin tim!”, ishte komenti i Pele në gjuhën portugeze.
Tani të gjithë presin të shohin nëse Xhoshua i afrohet ndopak babait të tij legjendar, i cili ka shënuar më shumë se 1 mijë gola me fanellën e Santos dhe njihet gjerësisht si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.
Pele firmosi për Santos në moshën 15 vjeçare dhe u bë fituesi më i ri i Kupës së Botës në moshën 17 vjeçare. Kur ai shënoi golin e tij të 1000, me 19 nëntor 1969, me qindra tifozë pushtuan fushën e lojës për ta përshëndetur. Që atëherë, ajo ditë njihet në të gjithë Brazilin si “Dita e Pele”.
Qe ka shenuar mbi 1000 GOLA EDHE MUNDET ,SEPSE KA LLOGARITUR DHE ATO me topa lecke qe ne moshen 5-6 vjecare .Vlera e nje futbollisti matet vetem ne EUROPE . Vlera e nje BASKETBOLLISTI matet vetem ne N.B.A. Nuk e di se me cilin KLUB ka lozur KY PELJA NE EUROPE , se sa per KIXHEN e URUGUAJIT qe e befasoi BRAZILIN NE MAROKANA 2-1 ,DI qe ka luajtur edhe me ROMEN ,Vetem shikoni videot e tij dhe do te MAHNITENI .Edhe DI -STEFANO LOZI NE DISA VENDE ,POR REALIT i dha 5 KUPA KAMPIONESH si asnje deri me sot dhe ne te ardhmen . Ah…po PELJA mbasi la kombetaren ne BEOGRAD NE 18 KORRIK 1971 ,me duket se pas pak kohe la dhe SANTOSIN DHE SHKOI …..tek KOZMOSI .Aty gjeti dhe GIORGIO CHINALEN dhe PIERO ANASTAZIN e ku di une . Megjithate une nuk dale kunder rrymes dhe do pranoj titujt qe i kane dhene specialistat e futbollit .Djali i tij .Do te behet sic u be dhe JORDI CRUIF apo djali i MARADONES .