Neimar-Barcelona, parakontratë që prej vitit 2011

25 Mars 2013, 10:38Sport TEMA

Ylli Brazilian Neimar, sipas të gjitha gjasave do të veshë fanellën e Barcelonës. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Neimar ka nënshkruar një parakontratë private me drejtuesit e Barcelonës që në nëntor të vitit 2011, sipas të cilës, kur të largohet nga Santos, do të shkojë pikërisht tek Barcelona.

Në parakontratë janë parashikuar edhe masa nëse ajo shkelet nga palët, deri në ndjekje penale.

Neimar ndiqet me shumë interes edhe nga ana e Real Madrid, ndërkohë që kontratat e tij me Santos përfundon në vitin 2014.

Por, tashmë është vetëm çështje kohë që ai të transferohet tek Barcelona. Presidenti i këtij klubi, Sandro Rosell, është gati ta presë, duke thënë se, “Neimar është një lojtar i Santos deri në vitin 2014. Stili i tij i lojës është ai që pëlqejnë tifozët e Barcelonës. Një dualizëm me Mesin? Lojtarët e mëdhenj shkojnë gjithmonë mirë mes tyre”./ b.l

1 komente në “Neimar-Barcelona, parakontratë që prej vitit 2011”

  1. TOTILA says:

    Po ,natyrisht pse ku do te shkoje ne vende te tjera ku burimet e ujit thahen qe ne mars prill,dhe fillojne prape ne shtator .Atij NEYMARIT i duhet qe te rritet ,sepse nga ajo qe pame ne “MIQSOREN ” ITALI -BRAZIL ,atij i duhet pune per tu permisuar ne aspektin taktik dhe fizik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje