Barcelona është duke vëzhguer dy futbollistët e Mançester Sitit, sulmuesin Serxhio Aguero dhe mbrojtësin Vinsent Kompani, për të cilët pritet që të bëjë një ofertë të rëndësishme në merkaton e verës.
Sipas “El Mundo Deportivo”, gazetë e afërt me klubin e Barcelonës, drejtuesit e këtij ekipi pritet që të ofrojnë plot 50 milionë euro për dy lojtarët e Sitit.
Aguero konsiderohet si partneri ideal për Mesin në sulm, ndërkohë që Kompani do të ishte zëvendësuesi i denjë për kapitenin Karles Pyjol, i cili për shkak të moshës dhe dëmtimeve, tashmë nuk shihet më si i pazëvendësueshëm.
Megjithatë, këto transferime nuk pritet që të jenë të lehta, duke qenë se Aguero dhe Kompani janë dy nga lojtarët më të mirë të Sitit dhe vështirë se drejtuesit e ekipit anglez do t’i lejojnë ata që të largohen. Kontrata e të dyve përfundon në vitin 2016, ndërkohë që për Agueron ka shfaqur një interest ë fortë edhe Reali./b.l
Per mendimin tim,AGUERRO nuk me bind ,me shume krijon efekte se sa luan .
Totila
e more vesh lajmin e fundit
kane arrestuar Abramovicin aty vetem nje dite pasi firmosi me Murinjo Moulloronin
hahahahahahahaha
dhe Moudridi Moulloron ka anulu direkt kontraten ka thene s’do vete te Celsi
Normal, pasi mbeti vetem dje ne tribune se ne fakt donte me be show me Abvramovicin ne krah per presion perezit dhe Spanjes dhe hengri derrkucin
hahahahahahahahahah
Prit batarene e realistave tani ketu
Sa per Agueron them se Barces i ben shume pune, pasi eshte teknik dhe can mbrojtje
Me nje treshe Mesi-Neymar-Aguero Barca ka dhe nje tjeter cikel 5 vjecar te sigurt