INTERVISTA/ De Biasi: Do e quajnë dështim nëse nuk shkojmë në Brazil

28 Mars 2013, 11:50Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, në një intervistë të gjatë për tuttomercatoweb.com ka treguar se si ka ndryshuar tashmë mendimi për përfaqësuesen që ai drejton dhe se si është rritur optimizmi për pjesëmarrjen në Botërorin 2014. Sipas tij, situata është e tillë sa shumëkush do ta cilësojë si dështim nëse Shqipëria nuk arrin të shkojë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

-Xhani De Biasi, Shqipëria është një prej surprizave të kualifikueseve të Botërorit. Skuadra është e dyta në grupin e saj pas Zvicrës. Vendimtar ishte suksesi i marrë në Oslo kundër Norvegjisë…

Një fitore e rëndësishme kundër një skuadre që në renditjen e FIFA-s është 35 pozicione më lart. Duke gërmuar në kujtesë, nuk ka ekzistuar asnjëherë një sukses jashtë fushe ndaj një skuadre që gjendej para në renditje. Por unë jam i lumtur edhe për miqësoren kundër Lituanisë, një fitore e bukur 4-1 që më ka dhënë sinjale të rëndësishme para sfidës së 7 qershorit ku do të luajmë përsëri me Norvegjinë, këtë radhë në shtëpi.

-Në një intervistë të vjetër e keni cilësuar të pamundur kualifikimin në Botëror…

E vërtetë, por oreksi vjen duke ngrënë dhe gjëja që më çudit më shumë tani është se në Shqipëri duket thuajse një dështim nëse nuk arrijmë të sigurojmë pjesëmarrjen në Brazil 2014.

-Cila ishte pritshmëria kur morët detyrën e trajnerit të kombëtares?

Kur mora drejtimin  ekipit dikush më tha se ishte momenti i gabuar, se vihej nga një periudhë në të cilën flamujt e vjetër po largoheshin. Në të kaluarën kishte skuadra më të forta, kombëtarja mund të grumbullonte shumë lojtarë që militonin në Gjermani, por edhe në Itali si Tare. Them se me këtë skuadër, nëse në fillim të kualifikueseve do të kisha parashikuar vendin e tretë, të gjithë do të fërkonin duart nga kënaqësia. Tani duket sikur një gjë e tillë nuk mjafton.

-Si u prit në Shqipëri fitorja ndaj Norvegjisë?

Një gëzim i jashtëzakonshëm. Dukej i njëjtë me atë kur Italia fitoi Botërorin. Ishin të gjithë të mahnitur, shpresa në fillim të ndeshjes ishte të merrnim maksimumin një barazim. Ishte hera e parë që arrihej në një sukses të ngjashëm dhe me të drejtë, si në të gjithë herët e para, festohet në mënyrë të veçantë.

-Cilët janë rivalët tuaj në grup?

Në këtë moment i frikësohem të gjithëve: sigurisht Norvegjisë, por edhe Islandës që të gjithë e nënvlerësojnë, por që ka lojtarë që luanin titullarë në kampionatin anglez si Sigurdson i Totenhem. Më ka çuditur Sllovenia, që ka marrë vetëm 3 pikë, e vështirë ta shpjegosh këtë rënie.

-Si e sheh me qetësi rrugëtimin e Shqipërisë?

Si fillim dua të them se që në momentin që shkova aty, kam parë hapa para në organizimin e lojës. Jemi rritur faktikisht dhe shpresojmë që deri në fund të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Fatkeqësisht, ndaj Norvegjisë do të na mungojnë 3 lojtarë: Cana i Lacios, Roshi, që është një lojtar që vlerësoj shumë por luan pak te FSV Frankfurt në Gjermani dhe Lila që luan te Pas Janina në Greqi. Nuk do të jetë e lehtë por para vështirësive reagojmë në mënyrën e duhur.

-Ku duhet të mësojë kjo skuadër?

Këto djem nuk duhet të kënaqen dhe t’u duket vetmja të mirë. Me Lituaninë kisha frikë për një rënie të ritmit pas fitores në Oslo. Por jam kënaqur pozitivisht nga prova e skuadrës.

14 komente në “INTERVISTA/ De Biasi: Do e quajnë dështim nëse nuk shkojmë në Brazil”

  1. sigurisht ky ekip i ndertuar nga De Biasi eshte shume i kompletuar, duke vlersuar jo vetem 11 lojtar qe luajn por edhe 25 lojtaret e tjere pjestar te kombetares, te cilet jane po aq te rendesishem sa titullaret ! tashme synimet jane te bazuara dhe jo thjesht kala ne rere ! kualifikimi eshte ender e cdo tifozi por un do kenaqesha edhe me nje betej cilesore deri ne fund edhe po su arrit kjo gje ! duhet fati te jete me ne !

  2. Horri i Bulevardit says:

    De Biazi ke bere nje pune te shkelqyer dhe kete shqiptaret se harrojne kurre edhe po nuk arritem te shkojme ne Brazil, perseri puna jote me rinovimin e ekipit kombetar meriton lavderime.
    Urojme qe endra jo vetem e jotja, por e jona ne rradhe te pare, qe kete here tja dalim te hyjme ne finalet e nje kampionati boteror.

  3. TOTILA says:

    Eshte gje e mire te guxosh per te shkuar larg ,por edhe ne se nuk sigurojme vendin e dyte ,mire do jete vendi i trete ose i katert . Ne nuk kemi qene suksesiv ne kombetare per te gjitha kohrat ,por futbolli NORDIK nuk eshte se shkelqen ne EUROPE ,por ne na mund zakonisht . Kualifikimi per ne Brazil ne se ndodh do te ishte historik .

    1. Landi- Sverige says:

      Dakort me ate qe shkruan TOTILA. Qe te guxosh per tu realizuar nje enderr te parealizuar deri me sot nuk eshte gje e vogel, por edhe sikur te mos realizohet nuk mund te quhet deshtim. Sukses i madh eshte edhe vendi i trete ne grup qe kombetarja nuk e ka realizuar kurre ne te gjitha aktivitetet europiane dhe boterore. Duhet te jemi objektiv me nivelin e futbollit shqiptar dhe sigurisht edhe te enderrojme!

    2. Kelmendasi says:

      Ore Totila palaqo edhe kur fitojm dhe kemi shpresa njerez komunista si puna jote vetem ters ndjellin.Me Berishen dhe Bashen drejt Brazil 2014.

  4. lokomotiva e durrsit says:

    ju morsha te ligat cuna .
    do jap kontributin tim modest neqoftese shkojme ne brazil .
    urime per de blasin

  5. dibrani says:

    E vetmja gje qe te ben te ndjehesh krenar dhe te lunturohesh pa mase .Ju lumte cunave si dhe nje merite te vecante ka De Biasi ne fund te fundit kemi se me cfare te krenohemi .suksese Shqiperise edhe ndoshta me pak fat eshohim veten ne Brazil

  6. edi says:

    ne kemi pasur shume trajner te huaj por ky eshte i pari qe ka nje eksperience shume te madhe si trjner skuadrash dhe duket diferenza tani kemi nje skuader me te dobet se disa vite me pare sipas mendimit tim por ama rezultate me te mira urime shqipeve tona

  7. bato says:

    kombetarja po ecen mire por duhet ende shume pune per te vajt ne Brazil. Per shembull duhet analizu mire momentet e fundit te takimit ne norvegji ku mbrojtja Jone u shpartallu komplet dhe gati sa nuk hengrem dy gola Brenda 1 minute….urime dhe fat paci

  8. alberg says:

    kelmendasi mos haro ramen se dhe ai eshte lojtar shume i mire

  9. TOTILA says:

    O”KELMENDAS”. Po mire kur nuk njeh germat e gjuhes amtare ,pse shkruan gjera qe vazhdon te tregohesh SHOSHE ,kjo nuk don te thote qe t’i detyrimisht je nga SHOSHAJT.Sa per ate qe ti me quan PA-LOQE ,kjo s’do te thote qe une jam pa KA……T’a kam dhene pergjigjen ,me duket 3 dite me pare ,dhe te them gjeje dhe rilexoje mire. Po KU DI DHIA SI PUNA JOTE SE c’eshte TAGJIA. Do beje mire te zbrisje nga VELECIKU dhe te laheshe ne BUNE ,SHIROK apo ku di une .Po deshe shko dhe ne KIRAS, por ki kujdes te madh. Nuk je ti nga ato lule qe te matesh patriotizmin tim . Mbasi te kesh degjuar POPZDRAVI I CESTICE , atehere ktheu dhe bej sharjen apo provokimin e radhes .Eshte cudi e madhe me disa nga ju nga ato trva ,sepse erdhen JUGORET t’u mesonin gjithcka dhe ju na nderonit deri ne vitin 1988 duke na vene per te fjetur me robt femra te shtepive tuaja . Per kete u falenderojme .

    1. Horri i Bulevardit says:

      O Totila po se dija se qenke Palaqqqqqqo, sot e mora vesh nga biri i asaj qe e kishin perdhu ushtaret e kufinit, se e kishin pa me pushke ne kufi dhe kishin kujtu se ishte diversante, por kur e moren vesh se ajo ruante kufinin nga diversantet ishte shume vone, demi ishte bo.

  10. Pelasgian says:

    ka shume te drejt De Biasi ! Mos kualifikimi do te ishte nje DESHTIM i Madh ! Ky grup eshte shume i lehte , nqs nuk kualifikohemi me kto skuadra kundershtare ateher mos te shpresojm kurre nje kualifikim te Kombtares ne ndonje boteror !

    Norvegjia mund te jet 35 vende me siper se ne ne renditje por un ne ndeshjen ne Oslo pashe nje skuader mediokre !

    Ne Tirane jemi ne shtepine tone , duhet sesben fitorja ! Nqs marrin 3 pikshin ateher na ngelin per te marre edhe 4 pike tjera per te sigurar vendin e dyte por kshtu si po shkojn gjerat Shqiperia mund te rrezikoje edhe vendin e PARE !

  11. deni says:

    o cuna mos e dhisni muhabetin ktu po flasim per sport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje