Mat Humles, mbrojtësi i Borusia Dortmund, me shumë mundësi do të transferohet tek Barcelona sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle. Sipas këtyre të fundit, transferimi është vetëm çështje detajesh.
Sipas “Bild”, drejtori sportiv i Barcelonës, Raul Sanlehi, është caktuar për të monitoruar nga afër situatën e Humels dhe paraqitjet e tij, ndërsa në fund të sezonit do t’i bëjë Borusia Dortmund një ofertë zyrtare për futbollistin 24 vjeçar.
Drejtuesit e Borusias dhe vetë përfaqësuesit e lojtarit mohojnë të kenë pasur kontakte me Barcelonën, por mediat spanjolle janë të sigurta për transferimin.
Humels pritet që të kushtojë 20 milionë euro dhe do të jetë alternativë për zëvendësimin e kapitenit Karles Pyjol, që nuk ka pasur një sezon të mirë këtë vit./b.l
Humels eshte nje qendermbrojtes shume i mire dhe shume stabil ne lojen e tij, Barcelona e gjeti shume shpejt zevendesin e Pujol dhe besoj se ska per ta ndjere ikjen e Pujolit, ky eshte Beckenbaueri i kohes se sotme.
Bekenbaur ka qen nje mesfushor i madh . Ne fund te karrieseres u kthye ne mbrojtje , kete se kam pa ndonejehre te kaloj mesfushem me top .. Krahasim komplet koti
Prap se prape te dy horra mbeteni; njeri i bulevardit e tjetri i vorrit te Bomit.Beni ndonje koment politik se nuk merrni fare vesh nga sporti.