Mesfushori madrilène, Ksabi Alonso, ka pranuar gjatë një aktiviteti për të dhënë autografe për tifozët e Realit, se këta të fundit e kanë peng fitimin e Ligës së Kampioneve për herë të 10-të. Ai tha se ia kanë kërkuar me ngulm që Reali ta fitojë trofeun këtë sezon.
“Ajo që më thanë shumica e tifozëve është që të provojmë të fitojmë trofeun e 10-të”, pranoi mesfushori që më pas foli për sfidën e veçantë që i pret në mesjavë përballë Gallatasarajit.
“Të gjithë madrilenët duan që të fitojnë Ligën e Kampioneve, të shkojnë deri në finalen e turneut. Por ka ende shumë hapa për të bërë para se të mbërrihet aty dhe të mërkurën është hapi i parë, në ndeshjen që luajmë në shtëpi. Duam që të arrijmë një rezultat të mirë dhe të jeni të sigurt se do të jetë një ndeshje e mirë dhe një ambient fantastik”.
Alonso tha se Reali megjithatë do të vazhdojë të luftojë edhe në kampionat, pavarësisht se ndodhet 13 pikë prapa Barcelonës.
“Situata në kampionat nuk është më e mira e mundshme. Por ne do të vazhdojmë në rrugën e tonë, duke vepruar sa më mirë të jetë e mundur dhe duke tentuar që të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh Alonso./b.l
Do kisha deshire qe kete lojtar te madh ta shihja ne mesfushen e Realit se bashku me Gerard te Liverpulit,si dikur te ekipit te Anfildit…
nga e thena ne te bere ,do kaluar nje mal i tere .