Besart Berisha ka qenë protagonist në një fitore shumë të rëndësishme të ekipit të tij, Brisbein, përballë Sidneit të Alesandro Del Pieros.
Berisha ka mundur të shënojë golin e parë të ndeshjes, ndërkohë që ka dhënë asist për golin e dytë që u shënua nga Lastica.
Në fund, Brisbein ka fituar 3-1 dhe ka siguruar një vend për playoff, duke pasur kështu mundësinë për të luftuar edhe këtë vit për fitimin e titullit kampion, pasi një gjë të tillë e bëri vitin e kaluar.
Berisha ka arritur të shënojë 14 gola deri më tani dhe ka treguar se është rikthyer në formën e tij më të mirë, pas një nisje të vështirë të sezonit./b.l
BRAVO BESART, BRAVO! POR DO TE FALEMINDERONIM EDHE MA SHUM SIKUR ME E PAS MARR KYT BERISHEN TON NE AUSTRALI
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html
Do ishte mire qe te thirej Berisha ne komebtare per Ndeshjen kunder Norvegjise dhe kunder Zvicres _
_Vetem per keto dy ndeshje te vinte do ishim shume te kompletuar ne sulm
Futboll kooperativash…
C’eshte ky titull bombastik QE i ka vene redaksia shkrimit .DEL-PIERO eshte LEGJENDE e GJALLE ,pamvaresisht se luan ne nje kampionat DILETANTESH ,por gabimi me i madh qendron tek JUVENTUSI ,PRESIDENCA qe e la te ikte kete IKONE edhe sikur ai te aktivizohej jo me shume se 2o min. ne cdo ndeshje ,ai do te jepte shume nga eksperienca e tij .