Zaneti: Pas fitores me Juven mendoja se do të fitonim titullin

30 Mars 2013, 11:10Sport TEMA

Ashtu sit ë gjithë interistët, edhe kapiteni Havier Zaneti, pas fitores së papritur fazën e parë në shtëpinë e Juventusit, mendonte se zikaltërit do të luftonin për të fituar titullin kampion. Interi arriti të fitonte në shtëpinë e Juventusit 3-1, gjë që se kish bërë askush për më shumë se një vit, por më pas pësoi një rënie të vazhdueshme dhe tani ndodhet 18 pikë larg bardhezinjve dhe rrezikon që të mos marrë pjesë as në Ligën e Kampioneve.

Ne të gjithë menduam se mund të fitonim titullin kampion pas asaj fitoreje. Megjithatë, duhet theksuar se nuk kemi pasur kurrë ekipin e plotë në dispozicion dhe kjo ndoshta është arsyeja kryesore pse ky sezon shkoi në këtë mënyrë. Tani objektivi ynë i vetëm është të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve”, tha Zaneti.

Ai pohoi se mezi e pret sfidën e sotme në atë që cilësohet si “Derbi i Italisë”.

Për ne është një ndeshje e madhe që ka shumë histori brenda. Që nga momenti kur kam ardhur këtu te Interi, unë e kuptova çfarë do të thotë kjo ndeshje, për shkak të të gjitha gjërave që kanë ndodhur në fushën e lojës dhe jashtë saj. Kjo është një nga ato ndeshje që çdo lojtar ka qejf të luajë”, tha Zaneti./b.l

9 komente në “Zaneti: Pas fitores me Juven mendoja se do të fitonim titullin”

  1. TOTILA says:

    Me gjthe respektin qe kam per ZANETIN ,DERBI I ITALISE nuk eshte JUVE -INTER ,por JUVE -MILAN -JUVE .Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete .

    1. Horri i Bulevardit says:

      E ka fjalen per vitet 80-ta, kur Interi quhej Internacionale.

    2. War^Peace says:

      @ TOTILA < Merr me shume informacion dhe do ta shikosh se kush quhet Derby Italise Derby d’Italia
      From Wikipedia, the free encyclopedia
      Derby d’Italia
      Derby of Italy
      City or region Italy
      Teams involved F.C. Internazionale
      Juventus F.C.
      First contested 14 November 1909
      Most wins Juventus (95)
      The Derby d’Italia (Italian for “Derby of Italy”) is biannual football fixture in Italian football between Internazionale of Milan and Juventus of Turin. The term was coined back in 1967 by the famous Italian sports journalist Gianni Brera.[1][2]

  2. Ishalla me nje fitore per NERI AZZURI ,INTER AMALAAAAAA…FORZA INTER

  3. per saktesi says:

    i dashur z totila per saktesi Derb quhen vetem ato ndeshje qe zhvillohen brenda ekipeve te te njejtit qytet:Inter-Milan,Lazio-Roma,Juventus-Torino.Real-Atletiko M,Liverpul-Everton.Manchester Utd-Manch syti etj.

  4. deltari ilir says:

    @ per saktesi

    Derbi i Italise jo i milanos.Totila ka te drejte ,eshte e vetmja ndeshje e titulluar derbi i Italise

    1. Genti says:

      Derbi i Italise eshte Inter-Juve, pra Totila nuk ka te drejte, i cili fut kot edhe Milanin. Fitoi Juve 2-1, ndersa tek ndeshja e Napolit beru 3 gola Blerim Xhemaili.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Urime Totila, 2-1, po rikthehet Juvja i dikurshem.

  6. TOTILA says:

    Pamvaresisht se JUVJA fitoi sot ,ky nuk duhej DERBI .E kishja fjalen per DERBIN me te madh te ITALISE ,qe padyshim eshte JUVE-MILAN -JUVE ose anasjelltas .Nuk e kishja fjalen per MILAN-INTER : as per TORINO-JUVE as per ROMA -LAZIO e PALERMO -CATANIA e tjere. Nuk quhet DERBI real ai midis REAL-ATLETICO M.apo ai midis BARCELONA -ESPANOL e tjera .Mund te permendja edhe per GJERMANINE qe ky derb per 43 vjet ne njeren ane ka vetem nje emer BAYERN M.,pastaj mund t’i ciftezosh ekipe te ndryshme ne kohe si p.sh .B.MYNCHENGLADBACH ,apo tani B.DORTMUND e tjera . E lashe me kaq . Po me duket se ky emer e ka prejardhjen nga ANGLIA ,ne mos gabohem ,ku njeri protagonist ishte e kipi DERBY CAUNTRY , por nuk e di emrin tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje