Kasijas apo Lopez, dilema e madhe e Realit

29 Mars 2013, 16:47Sport TEMA

Zhoze Murinjo shumë shpejt do të përballet me një problem relativisht shqetësues, atë të zgjedhjes së portierit titullar. Pas kthimit të Iker Kasijas nga dëmtimi, ky i fundit normalisht që pret të kthehet si titullar të madrilenët, por ndoshta kjo nuk është ideja që mbështet me shumë trajneri portugez.

Duke lënë pas zënkat mes të dyve, Murinjo i ka besuar verbërisht Diego Lopez që nga momenti kur ai u ble në janar dhe portieri ia ka shpërblyer me paraqitje të jashtëzakonshme, duke u bërë protagonist absolut në të gjitha fitoret e mëdha të muajve të fundit me pritjet e tij.

Për këtë arsye Kasijas nuk e ka më vendin të siguruar te Reali, duke parë se tashmë edhe tifozeria është disi e lëkundur. Sipas një sondazhi të zhvilluar dje nga gazeta sportive spanjolle “Marca”, tifozët janë të ndarë mbi emrin e atij që duhet të jetë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër Real Saragozës, pasi 50.6% (9682 votues) mendojnë se Kasijas duhet të jetë titullar, ndërsa 49.4% (9468 votues) kanë zgjedhur Diego Lopez.

Një ekuilibër i tillë duket se dëmton Kasijas, pasi shihet qartë që kapiteni nuk vlerësohet më i paprekshëm dhe ndonjë “mrekulli” e radhës e Lopez në takimet e ardhshme mund ta kthejë në zëvendësues te Real Madrid edhe pse ai është kapiteni i Spanjës.

12 komente në “Kasijas apo Lopez, dilema e madhe e Realit”

  1. Argita_B says:

    Ishte kapiteni, jo eshte pasi nuk luan me, koha e shkuar.

    1. patrioti says:

      Lopez eshte i vetmi portier qe i ka prit penallti mesit ne min 93,, ndersa casillas eshte portieri qe ka ngren me shume gola nga messi ..statistika interesante..casillas eshte nje legjende por me ate qe lopez berine manchester eshte i paprekshem ne porten e realit per momentin

  2. top news says:

    le te bej emisjon sportiv te telecinco me sara carbonaren tani.tipik spanjoll syulur dhe intrigant qe shiti shoket e skuadres dhe kujtoj se do ulte ne gjunje murinjon.ehste akuzuar dhe eshte vertetuar plotesisht se nxirte informacione mbi taktikat e lojes se ekipit te tij ne medjat e mediasetit ku e dashura e tij mer nje roge 650.000 euro ne vit dhe eshte thjesht nje reportere sportive nje paradok qe s’ka shpjegim.

    1. gysi says:

      Ti edhe e thua vet qe e ka bere per te gjunjezuar mourinjon kendej nga ana tjeter thua nxirrte skemat e ekipit. Po pse beni komente koti aman , ku u vertetua qe ka shitur skemat e ekipit? Sa per mourinjon mire ja ka bere se percau grupin dhe do larguar sa me shpejt. Fute pak llogjiken ne pune se nuk ben keq. Respekte

  3. argita says:

    Un votoj kasijas

  4. Uarda says:

    Kasijas eshte nje intrigant, egoist, i gatshem ta shikoje Realin te humbase cdo ndeshje, vetem ai te dale ne rolin e heroit.
    A nuk e keni pare qe Reali vetem fiton qysh kur theu doren ky intriganti?!
    Viva Lopez!!!

  5. Best says:

    Mos u nxitoni
    prisni se do ia degjoni gjemen avash-avash
    Do e shifni Realin e Murinjos si do katandiset ne muajin prill mos u merzisni

    Pasi te eleminohet nga Championsi do behen llogarite mire dhe do nxirret kostoja

    Murinjo e ka zaptuar Realin dhe kjo nuk i pelqen askusjt, hoqi Raul-Valdano-Zidane vetem ata kishin faj, murinjo hic ishte i ndershem
    tani iu versul Kasillasit
    do e marri reston shume shpejt dhe goxha me peshe
    Kasillas eshte emblema easaj skuadre, do s’dp murinjo

  6. nikolja says:

    Best Ke shume te drejte por jo gja per te marre kena thane na anej ka shkodra Vertete ashte Kasillas emblema e dikurshme (noshta edhe e sotmja )por do apo s’do ti Maurinjo ashte trajneri i Realit te Madridit dhe si rrjellim i kesaj Ai ben formacionit sipas rradakes se tije ….do apo s’do ti ….Dhe ma e keqja e ketyre diskutimeve qe bahet ashte se jose ju dhimset Kasillas por …vetem te denigrohet Maurinjo (shpesh here edhe te fyhet )E ne nji kohe qe Tifozet e Realit kane planifikuar nje demostrim per te kerkuar qendrimin e Tij ne Madrid ???? Po per mendimin tim (noshta jo te sakte )Ne shqiptaret kemi kurajon te ofendojme njerez si (kupto sportiste e trajnere ) Si Ronaldo ,Messi,Ibrahimovic ,Maurinjo apo Guardiola etj qe po ti shohesh kane mbrritur shume ne jeten e tyre e nuk shohim veten ne pasqyre se ku jemi e sa force kemi te bajme dicka ne jeten tone .

  7. TOTILA says:

    Per titujt qe ka mare REALI ,ne kohen qe ka qene kasijasi ,pamvaresisht kush ka qene trajner ,KASIJASI KA 50% TE SUKSESIT .Po KASIJASI pe 2008 :2010 ;2012 ,PO E THEM TROC PAEKUIVOKE .Ka aq sukses sa ka dhe ekipi i BARCELONES ne keto trofe .Aty ka qene REALI 1964-2006 ,kur BARCELONA nuk ishte kjo qe eshte sot qe i dha aspanjes 3TROFE ,cfare i ka dhene ky REAL KOMBETARES SPANJOLE NE 11 BOTERORE dhe 9 KAMPONATE EUROPIANE ,qe nuk e nxori asnjehere ne KATERSHE PER 40 VJET .Tjeter here kur te flisni flisni me kembe ne toke .KASIJAS per mua eshte djali me XHENTIL qe ka ditur t;i mbaje shume mire EKUILIBRAT MIDIS REALIT dhe BARCELONES ne kohen qe ka qene MURINJO ne drejtimin e REALIT .Pse ? sepse KASIJASI eshte SPANJOLL dhe patriot .Ketu po qellon MURINJO qe te perul KASIJASIN qe te deshtoje kombetarja e SPANJES ,e cila per hir te se vertetes ne vigjilje te ndeshjes SPANJE -FINLANDE U sulmua DEL- BOSQUE qe te shperqendrohei kombetarja dhe te humbiste perqendrimin dhe te mos kualifikohej .Bile ky MURINJO LAST SPECIAL donte t’i jepte DEL-BOSQUES skemat e tija ne EUROPIAN QE TE HUMBISTE SPANJA DHE TE KUALIFIKOHEJ PROTOKALLIA .Boll te shikojme se cilin perdori ky MURINJO per te sulmuar ne fakt jo F.I.F.E.-n POR DEL-BOSQUEN .Perdori nje MALOK -GORAN PANDEV-in DHE 2 TRAJNERA E ZU-LULUSE se AFRIKES .Boll te shikosh keto veprime dhe te gjykosh pastaj . Te gjitha goditjet qe jep MURINJO i ka te paramenduara .Bile ka perdorur dhe SERGIO RAMOSIN (edhe ky nje idiot dhe palaco si njeri ,por qe si futbollist nuk ka te share )),por tani dhe RAMOSI u kthye me kembe ne toke . Per hir te se vertetes ,portieri i dyte ne kohen qe KASIJASIN E ((“VRANE QELLIMISHT NE DORE “)) e ka mbrojtur porten ne menyre te persosur .

  8. durres says:

    Harruat qe ky ” intriganti ” ishte shtylla kryesore e Spanjes ne fitimet e 2 europianeve dhe nje boterori .Apo qe ka 14 vjet ne porten e Realit dhe nuk numerohen titujt qe kane fituar si ekip .

  9. Arsenal says:

    Totila qenka nje tifoz i thekur i Barces..ne cdo fjal qe shkruan duket urrejtja qe ka ndaj realit vecanerisht ndaj MOU.te dy portjeret jane shum te mire se normal qe nuk jane kot te Reali.se normal qe reali Merr ajken e futbollisteve.dhe car lidhje ka djali xhentil kur loz me Barcen ti kesh vlla dhe zihesh.pastaj sipas teje Barcelona (TOTILA)paska dhe nje kup bote dhe dy kupa evrope…nuk jane vetem lojtaret e barces qe marrin merita aty.ata kan pas dhe nje trajner qe u cilesua me i miri.

  10. Iker asht IKONA E REALIT dhe KOMBTARES SPANJOLLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje