Shqipëria, një nga 5 “ëndërrimtaret”

30 Mars 2013, 11:11Sport TEMA

Kështu e cilëson e përditshmja prestigjioze spanjolle “Marca”, ecurinë e kombëtares shqiptare deri më tani. Sipas saj, Shqipëria është një ndër pesë ekipet që ka befasuar ne ecurinë e vet deri më tani, në eleminatoret e “Brazil 2014”.

“Marca” shkruan se Shqipëria, Panamaja, Etiopia, Uzbekistani dhe Islanda janë skuadra që i kanë befasuar të gjithë në këto eliminatore, të cilat si asnjëherë në historinë e tyre, mund të marrin pjesë në një eveniment të madh futbolli, siç është Kampionati Botëror.

“Shqipëria është një vend i çmendur për futboll, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, por vendi nuk ka mundur të kualifikohet asnjëherë në asnjë nga garat e mëdha ku ka marrë pjesë”, shkruan “Marca”.

Sipas gazetës spanjolle, Shqipëria është një ndër vendet më të varfëra të Europës, po ka shanse reale që të marrë pjesë direkt në “Brazil 2014”, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Zvicra./b.l

7 komente në “Shqipëria, një nga 5 “ëndërrimtaret””

  1. Horri i Bulevardit says:

    Duhet te enderrojme dhe ndoshta endera jone kete rradhe behet realitet, se edhe Spanja megjithese ka patur gjithmone yje, vete ne 4-vjecarin e fundit arriti te marre nje trofe boteror dhe europian, megjithese spanjollet kishin dekada qe e enderronin nje trofe te niveleve boterore.

    1. Pelasgian says:

      Eshte normale qe te enderrojme dhe me te vertet endrra jone mund te behet realitet ksaj rradhe ! Qe kur kam pare grupin ne fillim kam thene se ” o ket rradhe o kurre ” ! Eshte me te vertet gjynah humbja me Islanden sepse po te kishim fituar sot do ishim ne vend te pare !

  2. xeni says:

    Cdo gje eshte e mundur nese ekziston deshira per te fituar ..

  3. TOTILA says:

    Mendoj se ne se marrim ne shtepi 4 pike dhe jashte 3 apo 4 pike ne shkojme direkt ne PLAY-OFF .Atje dhe ne se ngecim une prape e quaj fitore . Duhet te enderrojme brenda endrres tone ,por duhet dhe perqendrim maximal .Lojtaret qe jane nga KOSOVA jane me profesioniste por dhe disa nga “BRUMI YNE ” ,nuk qendrojne prapa . PERPARA !!

  4. kelmendasi says:

    Ne se perfundojme ne vend te trete dhe jo te katertin eshte mire.Sa per vend te dyte eshte e kote do ta shohim.Edhe kur fituam ne eleminatoret per kampionatin e 1986 me Belgjiken 2 me 0 patem thene se do shkojme ne Meksike. Megjithse trajneri Belg Gy Ties pati thene:Ne(belget)megjithate jemi ne Meksike dhe ashtu ndolli.Belgjika shkoji ne 4she

  5. nardone says:

    mire eshte me enderru,por te mos harrojme qe ky eshte grupi me i lehte qe kemi per te pas ndonjehere,prandaj duhet me teper pune,te hiqet dore nga loja mbrojtese dhe te luhet ne sulme,edhe barazimi nuk pi me uje duhet patjeter fitore,vetem keshtu endrra behet realitet.

  6. bajlozi says:

    Jane 6 ekipe sipas meje, me popullsi sa cereku Tirones Mali i Zi po i bo zbor Anglise ne eleminatore. N.q.s mali i zi shkon ne boteror do behet shteti me me pak banor qe me merr pjese. Trinidadi eshte me i vogli nga popullsia qe ka marr pjese ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje