Murinjo injoron Kasijas: Diego Lopez është titullari

31 Mars 2013, 14:40Sport TEMA

Hoze Murinjo ka bërë të qartë se Iker Kasijas do të jetë në stol ndeshjet e ardhshme në këtë sezon, pasi aktualisht titular është Diego Lopez, që ka treguar një formë të shkëlqyer fizike.

Duhet të jemi të ndershëm në atë që themi. Me mënyrën se si po luan Diego, do të jetë shumë e vështirë që dikush ta largojë atë nga porta. Nuk mund ta them me siguri se ai do të qëndrojë titullar deri në fund të sezonit, por ai po luan shumë mirë. Për momentin, do të jetë e vështirë për Kasijas të qëndrojë edhe në stol ndaj Gallatasarajit, por ai me siguri që do të jetë aty kundër Levantes”, tha Murinjo.

Ai ka kritikuar ndërkohë sulmuesit e tij, pasi sipas Murinjos, nuk po shënojnë me rregullsi, ashtu si bënin sezonin e kaluar.

Është e vërtetë qe të gjithë lojtarët tanë, me përjashtim të Kristiano Ronaldos, po shënojnë më pak gola në këtë sezon dhe kjo është arsyeja se pse skuadra po vuan. Por besoj se golat do të kthehen, në këtë sezon apo në atë pasardhës. Tani bëhet fjalë vetëm për të siguruar vendin e dytë, jo për të fituar kampionatin. Objektivat tonë janë të qartë: të fitojmë Kupën e Mbretit dhe të kalojmë çerekfinalet e Ligës së Kampioneve”, u shpreh Murinjo./b.l

7 komente në “Murinjo injoron Kasijas: Diego Lopez është titullari”

  1. murinjo eshte profesionist dhe i shikon gjerat me syrin e nje profesori,diego lopez eshte ne forme shume te mire e ska pse qendron ne stol.kasias le te rikuperohet tamam te stervitet e ndoshta vitin tjeter eshte ne gjendje te luaj.per sivjet ta haroj.hala madrid!

    1. Jona says:

      Po gjithsesi,Casillas eshte legjenda bashk me CR7 !!!Kshui q duhet ta fusi ne ndeshje t rendesishme!! :/

  2. Argita_B says:

    Kjo gje ka nodhur dhe me pare kur Higuain u kthye pas disa muajsh demtimi dhe nga titullar i padiskutueshem u ul ne stol per te zevendesuar Benzema, kjo ndodhi dhe me Ozil, me Di Maria, kjo ndodhi me dhe me Villa te Barca, me Sanchez, me Robben te Bayern, me Ribery te Franca…. Pra eshte diçka normale, kush eshte me ne forme, luan. Casillas ka kohe qe eshte jashte forme, dhe para se te demtohej po luante vetem me emer.

  3. Best says:

    Shiheni c’do i beje Gallata madridit te merkuren
    Vetem atehere do bindeni se sa vlen ky portier
    Ua them une
    Lopez nuk eshte portier i keq dhe sigurisht Casillas nuk eshte momenti te kthehet ende
    Por Lopez ka nje defekt te madh, se nuk i zgjasin shume situatat pozitive
    Ka qene nje portier i Villareal dhe deri diku optimal
    defektin e ka se ka momente qe mund te haje edhe 3-5 gola ne nje ndeshje, varet nga situatat

    Uroj mos ta kete me Gallatasarajin kete moment, nje nga dy ndeshjet ose ne madrid ose ne turqi

    Por kam frike se ka ardh momenti qe Lopez te haje 2-3gola ne ndeshjen e te merkures
    Po hengri nje mund ti besh edhe me shume, si dje Saragoza qe per paaftesi te saj nuk shenoi me shume

  4. Horri i Bulevardit says:

    Casillas eshte i vetmi qe nuk eshte futur nen tutelen e Murinjos dhe per kete ai duhet te ngelet ne stol, panvaresisht se eshte portieri i kombetares spanjolle dhe qe ka qene nga portieret dhe eshte me i miri.
    Muronjo kerkon ra shkaterroje kete skuader qe kur te shkoje tek Celsi, trajneri i ardheshem i Realit mos te kete rezultate, sic ndodhi me Interin.
    Muronjo po luan shume piset, por kete rradhe ne qofte se italianet se kuptuan lojen e tij, spanjollet po e diskutojne lojen e piset qe po pergatit Murinjo.

  5. TOTILA says:

    “HORRI i BULEVARDIT”.I ke thene te gjitha ,bile analiza eshte perfekte .Une habitem me TIFOZET e REALIT qe veprojne me MURINJON njelloj sikur te ishte maredhenia SALI BERISHA dhe pjesa me e degjeneruar e PARTISE DEMOKRATIKE (PARTIA DEMOKRATIKE eshte parti me vlera shume te medha ,por momentalisht eshte e kapur per FRYKE nga INJORANCA ).Po .qellimi ishte te goditej kombetarja e SPANJES ,NE 2 ndeshjet e radhes ne ELEMINATORE . Cudia me e madhe ishte se VALDEA ,gati sA NUK E THA HAPUR QE UNE jam me i dobet se KASIJAS ,DHE BERI THIRRJE KASIJASIT te vije sa me pare ne KOMBETARE . “HORRI i BULEVARDIT “.Italianet jane profesioniste dhe sido qe te jene forcat e ligave te ndryshme te EUROPES ( qe jane disa me te mira se SERIA -A-) ,por ne ITALI futbolli eshte I N D U S T R I !Por ne SPANJE e ne vende te tjera nuk eshte i tille . Ke tu fle lepuri i MURINJOS .

  6. realisti says:

    Bravo horri bulevardit,te gjith para komentusit jan fansa te mout dhe kundra madrilen.Te thuash te verteten sot eshte pak e veshtire,por te kesh kurajo e tja thuash trajnerit duhet me pa tjeter te jesh shum me lart se shoket,keshtu eshte Kasijas dhe Ramos tek reali …se ndryshe do i kishte zhduk mou.Per moun Kasijas eshte portjeri i trete se te par ai ka Adani,Kasijas jo vetem qe eshte me i miri ne fush por edhe jashte saj eshte shum i mire,ju kujtoj fansave te mout dhe njekohsisht te interit se ishte Kasijas ne finalen e evropjanit qe beri gjestin qe se kishim pare me pare; ku i kerkoi albitrit te mbyllte ndeshjen me italin duke treguar respekt per me te pandershmit..ku cdovit perballen me shit – blerje ndeshjesh.Mou eshte mesuar qe mos te ndihet fjala por ata jan kampjon te medhenj ne fush e jo ne medja si karagjoz mou’ respekte Horri per komentin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje