Di Canio shkakton polemika, tifozët: Nuk mund të emërohet trajner një fashist

1 Prill 2013, 09:47Sport TEMA

Italiani Paolo Di Kanio është emëruar mbrëmjen e djeshme trajneri i ri i Sandërlend, me objektivin që të shpëtojë ekipin nga rënia në një kategori më poshtë.

Pas shkarkimit të Martin O’Nill, drejtuesit e klubit vlerësuan se Di Kanio ishte personi i duhur për të siguruar mbijetesën dhe për këtë arsye i kanë ofruar italianit një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë.

Por, emërimi i tij ka sjellë reagimin e ashpër të shumë rifozëve të rrjetet sociale. Ata kanë thënë se Di Kanio nuk është trajneri i duhur për të shpëtuar ekipin dhe për më tepër ka prirje fashiste.

Pikërisht prirjet e tij politike kanë sjellë largimin nga bordi drejtues i Devid Miliband, i cili mbante detyrën e nënkryetarit dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit. Ish-Sekretari i Jashtëm i Shtetit në Angli dha menjëherë dorëheqjen duke e cilësuar si të papranueshme bindjen politike të Di Kanios, që edhe më parë ka thënë se ka prirje fashiste.

“Duke parë situatën dhe deklaratat e fundit politike të trajnerit të ri, mendoj se është gjëja më e drejtë që unë të largohem nga detyra”, ishte deklarata e Miliband./b.l

1 komente në “Di Canio shkakton polemika, tifozët: Nuk mund të emërohet trajner një fashist”

  1. england says:

    Ky Di Kanio mund te kete shume huqe,apo dhe vese,por si trajner tregoi se eshte i afte,Swindon T ishte nje ekip qe para se te fillonte sezoni renditej ne fund te tabeles,me ardhjen e Di Kanios ata e ngriten shume nivelin e lojes,dhe disa jave me pare ishin ne krye te klasifikimit,u desh qe te largohej Paolo Di Kanio,qe kjo skuader te regjistronte vetem humbje dhe barazime keto jave te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje