Roberto Karlos befason: Ky Real është më i mirë se “Galaktikët”

2 Prill 2013, 09:46Sport TEMA

Ish-mbrojtësi brazilian i Realit, Roberto Karlos, mendon se ky ekip është më i mirë se në kohën kur luante ai. Kjo, edhe pse në atë kohë Reali kishte lojtarë të tillë si Ronaldo, Figo, Zidan, Bekham, Raul etj, prej dhe nga mori epitetin “Galaktik”. Për më tepër Reali atëherë dominonte në Europë dhe kampionatin spanjoll.

“Ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë në radhët e Real Madrid, por mendoj se kjo skuadër është më e fortë tani sesa në kohën kur luaja unë. Kjo skuadër është ndërtuar mirë dhe janë shumë më të organizuar se në kohën time”, tha Karlos.

Duke qenë se ka luajtur edhe në Turqi me Fenerbahçen, braziliani ka folur edhe për takimin e nesërm të Realit me Gallatasarajin. Ai u shpreh se Reali është favorit, por duhet të ketë kujdes nga ekipi që drejtohet nga Terim.

“Nëse flasim për taktikë, cilësi dhe alternativa, Reali Madrid është një hap para. por ndeshja e kthimit mund të bëhet shumë e vështirë pasi atmosfera në stadium është mbresëlënëse. Gallatasaraj mund të eliminojë Realin në Stamboll”, u shpreh Roberto Karlos./b.l

9 komente në “Roberto Karlos befason: Ky Real është më i mirë se “Galaktikët””

  1. Po shume e vertet ky REaL nuk ka krahasime me ‘GALAKTIKET’ ,se ‘GALAKTIKET ‘kan ken te pa krahasushem.HALA MADRIT

    1. DIVA says:

      Carlos ka te drejte, dhe biles po tregohet shume altruist
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html

  2. TOTILA says:

    Nje pyetje doja t’i beja vehtes sime . Pse MURINJO e persuri nga ekipi RAULIN ? Jo lojtaret e REALIT te PERIUDHES para 2006 ,per hir te se vertetes qendronin shume e shume me lart ,ne radhe te pare nga ana NJEREZORE ,disa sosh ishin ZOTNI te vertete ,kurse nga ana profesioniste ishin HIGH CLAS .Keta te tanishmit, DISA , jane lojtate me sjellje prej RRUGECERISH ,pa dashur t’i lakoj ne njejes .Por dhe REALI i sotemka kualitete ,por me me pakice se sa REALI i para 2006 .Thembra e AKILIT ,per mua qendron tek KEQ-MENAXHIMI . JO ,REALI per mua e alon GALLATASARAIN ,Me cfare arme ? me katenacio ,se ate arme te vetme ka ,me cfare tjeter .

    1. Totila per saktesi,Raulin nuk e ndoqi Murinjo po e hoqi Pelegrini nje vite para se te vinte ai mos ja ngarkoni te gjitha murinjos.

    2. Argita_B says:

      Me katenacio !! Me duket se Reali i drejtuar nga Murinjo eshte Reali qe theu rekordin e pikeve te shenuara ne historine e kmpionatit Spanjoll, numrin e golave te shenuar nga treshja Ronaldo, Higuian, Benzema. Ky Real doli kampion perballe Barcelnones, ekipit me te mire te te gjitha koherave, ky Real ne dhjete “klasiko-t” e fundit kundra Bercelones ka humbur vetem nje ndeshje….keshtu qe nese ky per ty quhet keqmenaxhim.. te ftoj te rishikosh ne fjalor çdo te thote keqmenaxhim…

    3. Vapa says:

      Bravo TOTILA! Nuk le radhe pa ngrene MUT!

  3. pazari i ri says:

    Kam pas respekt si lojtar per kete,por me kete qe ka thene mendoj se do kish bere me shume kariere si tranvestit rrugeve te brazilit.Dhe ato bananet qe hante nga tifozet kur luante ne kampionatin rus i paska patur hallall.

    1. te befte mire says:

      Meqe je te pazari i ri te qenkan dukur larg ato bananet e Rusise.Tipi jot i mbab bananet mbi e nen banak e nuk ngopet as nga para as nga mbrapa.Nese diqka nuk kuptohet nga ato qe thote R Carlos,nuk mund te nxjerresh ate konkluzion qe nxjerrni ju tregtar bannanesh.

  4. Arsenal says:

    bobobo sa inat i ka ky totila lojtaret e realit…more cun po pse duhet me qene shpirt njeriu qe te jesh futbollist i mire? Tani ti veshim dhe me perparse ata ne qe te duken me te edukuar.sa per Raulin ta dha pergjigjien *cibeles madrit* kur nuk je i sigurt mos fol kot.pastaj *Argita B*te ka dhen disa fakte qe dihen.Ne fund *VAPA* e kishte fiksim te bente te fala.TOTILA nga komentet qe ti jep me dukesh shum here me Arrogant se ata qe ke inat ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje