Sheikët nga Katari "i pengon" FIFA të vijnë në Kosovë

2 Prill 2013, 09:44Sport TEMA

Çështja e pazgjidhur e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga shtëpia botërore e futbollit FIFA dhe ajo evropiane UEFA, bën që investitorët e huaj të hezitojnë të investojnë në klubet kosovare, vlerësojnë zyrtarë të klubeve dhe të Federatës.

Në fakt, investitorë nga Katari të hënën kanë nënshkruar kontratë në Bosnjë-Hercegovinë. Pas blerjes së aksioneve në klubin më të madh në Francë PSG, sheikët nga Katari kanë marrë në pronë dhe klubin e Çelikut nga Zenica, njofton të hënën “balkans.courriers.info”. Sipas kësaj ueb-faqeje, Sheiku Thani bin Hamad Al Thani, këtë vendim e ka marrë pas këshillës që i ka dhënë sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç, që me origjinë është nga Bosnja, por përfaqëson Suedinë.

Por, sipas “Kohës Ditore”, investitorët nga Katari do të dëshironin të investonin edhe në Kosovë, nëse klubet kosovare nuk do të pengoheshin nga FIFA./b.l

2 komente në “Sheikët nga Katari “i pengon” FIFA të vijnë në Kosovë”

  1. era says:

    Pe ate qan nena more bir. Qe te mos vijne sheiket ne Kosovistan dhe ne albanistan i ben keto gjera FIFA.

  2. aQifi pa parti says:

    Po ti moj era erushe qe duhet te jesh mbas eres se re mos je nga Yuninistani apo greqistani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje