Nasri e quan Mançinin gënjeshtar dhe vlerëson Venger

2 Prill 2013, 09:45Sport TEMA

Samir Nasri e ka cilësuar trajnerin e vet te Mançester Siti gënjeshtar. Sipas tij, nuk është e vërtetë deklarata e Roberto Mançinit se ai nuk është stërvitur mirë këtë sezon, ndaj dhe ka bërë paraqitje të dobëta.

“Unë jam i ndërgjegjshëm që nuk kam kaluar një sezon të mirë. Ka arsye të ndryshme për një gjë të tillë. Por kur Mançini thotë se unë po stërvitem me 50%, kjo nuk është e vërtetë”, tha Nasri.

Nasri ndërkohë ka thumbuar trajnerin e tij aktual, duke thënë se Arsen Venger është më i mirë.

“Arsen Venger është trajneri më i madh me të cilin kam punuar. Ai është personi që më kupton më shumë se të gjithë, ai më bëri të kuptoja potencialin tim. I jam mirënjohës atij për rolin që ka luajtur në karrierën time. Më vjen keq vetëm që nuk kam folur më shumë me të para se të largohesha. Por nuk pendohem që ika nga Arsenali. Firmosa për Mançester Sitin vetëm për arsye sportive, jo për para”, tha Nasri.

Ai ka akuzuar drejtuesit e Arsenalit se e shitën pa dëshirën e tij.

“Në atë vit pritej që të largohej Fabregas ose unë. Arsen më tha se nëse Fabregas largohej, unë do të qëndroja. Por Sten Krënke nuk mund të injoronte ofertën e lartë që i bëri Mançester Siti dhe pranoi menjëherë të më shiste”, përfundoi Nasri./b.l

3 komente në “Nasri e quan Mançinin gënjeshtar dhe vlerëson Venger”

  1. Arsenal says:

    Samir Nasri eshte futbollist vertet shume i mire.dhe me vjen keq qe iku nga Arsenali.por filozofia e Arsenalit eshte e ndertuar e atille qe te shese lojtar dhe jo me kote ka shume fitime.dhe Arsen Venger eshte nje nder tranjeret me te mire ne qarkullim.

  2. Argita_B says:

    Samir Nasri eshte lojtar i mire qe kerkon te paguhet sa Messi et Ronaldo po akoma ska provuar sgje ne fushen e lojes, nuk ka vend te sigurte te Manchester City, ne kombetaren e Frances as nuk e therrasin, ka karrakter egoisti e smendon fare per grupin… pra te mari 8-9 milion euro ne vit e te qahet….

  3. Beni says:

    Po mire o administrator i kesaj Faqe…qe je juventin eshte kuptuar me kohe(nga titujt e lajmeve qe ve per juventusin)…po asnje lajme per masakren e juventusit die…si ka mundesi o burr i dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje