Portieri kosovar Etrit Berisha, ia ka parë frytet Kombëtares së Shqipërisë. Ai pas paraqitjeve të mira me ekipin kuqezi ka marrë disa oferta të mira nga klubet evropiane, e në veçanti nga skuadra angleze, Fulham. Zyrtarë të klubit anglez i kanë ndjekur nga afër aftësitë e portierit të klubit suedzez, Kalmar në ndeshjen kualifikuese Norvegji – Shqipëri, të cilën Shqipëria e fitoi 1:0, ndërkohë që vet Berisha bëri disa pritje të mëdha.
Berisha, 24-vjeçar, thotë se paraqitjet në ekipin shqiptar e kanë ndihmuar shumë, pasi siç vlerëson ai, më shumë kanë ndikim paraqitjet në Kombëtare se ato në klub.
Berisha nuk është futbollisti i vetëm që pritet të përfitojë pas paraqitjeve me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Disa të tjerë tashmë kanë përfituar apo edhe pritet të përfitojnë në fund të sezonit.
“Paraqitjet me Kombëtaren sigurisht që më kanë ndihmuar shumë. Ndeshjet që i zhvillon me ekipin kombëtar ndikojnë pozitivisht te lojtari, sidomos kur ke ndeshje të rëndësishme. Sytë e menaxherëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve janë nga ndeshjet e shteteve dhe aty mund të biesh lehtë në sy. Kur luan ndeshje me kombëtare je tërheqës për ekipet. Për fat të mirë, ne kemi pasur ndeshje të mira ndaj Norvegjisë e Lituanisë dhe ndihma më e madhe për një lojtar është kur kombëtarja paraqitet mirë“, ka thënë Berishapër “Koha Ditore”.
Ai ka pranuar se ka nisur negociatat me skuadrën angleze, Fulham.
“Kam pasur një bisedë pas ndeshjes me trajnerin e portierëve të Fulhamit. Ai më tha se është ndarë i kënaqur me paraqitjen time në ndeshjen kundër Norvegjisë. Ende nuk ka asgjë konkrete, por jemi në rrugë të mirë”, tha ai./b.l
Ky eshte momenti i arte i shumpritun i djelmoshave tane
http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/elseid-hysaj-empoli-calcio.html