Zidane: Lojtari më i mirë për këtë vit është Bejl

2 Prill 2013, 16:25Sport TEMA

Zinedin Zidane e ka vlerësuar uellsian Garet Bejl, si futbollistin më të mirë për këtë vit. Ish-ylli francez, tashmë drejtor sportive tek Real Madrid, e ka dhënë këtë mendim pasi është pyetur mbi futbollistin më të mirë këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Ka gjithmonë lojtarë të cilët janë më të mirë se të tjerët dhe bëjnë diferencën. Mjafton të shihni Kristiano Ronaldon te Real Madrid. Por problemi është se lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje në këtë vit, nuk luan në Ligën e Kampioneve. Ai po luan në kupën tjetër (Europa League) dhe është Beil”, tha Zidan.

Më pas ai ka folur me superlative për 23-vjeçarin, duke ngritur kështu dyshimet se Real Madrid do të bëjë një ofertë për uellsianin në merkaton e verës. Aktualisht Bejl mendohet se kushton 80 milionë euro.

Atë nuk mund ta krahasosh me askënd, është unik, bën që gjërat të duken të lehta, hapi i tij është i frikshëm. Përshpejtimi i tij është i pabesueshëm për shkak të mënyrës se si ndryshon marsh brenda një hapësire shumë të ngushtë. Për më tepër, ai është shumë i aftë edhe teknikisht, që është diçka shumë e rëndësishme, pasi ai luan futboll shumë mirë.

Ai më ka mahnitur. E kam parë në stadium 2-3 herë, edhe kohët e fundit në Lion, që nuk ishte ndeshja e tij më e mirë. Por sa herë që ai kishte topin, ai mund të të mahniste. Sa larg është nga Mesi dhe Kristiano Ronaldo? Ai ndoshta nuk është në nivelin e tyre, por është ndryshe. Ndaj personalisht mendoj se nuk është aq larg”, ka thënë Zidane./b.l

 

9 komente në “Zidane: Lojtari më i mirë për këtë vit është Bejl”

  1. ish-futbollist - 80' says:

    Ja, ketij i ngjan disi Roshi dhe duhet ta kete si model zhvillimi. Kane karakteristika shume te ngjashme fiziko-teknike
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

  2. TOTILA says:

    O BERBER ,por jo i SEVILJES por nga ata te ZU-LU-LUSE .Pse o ZIDANE MAVRIA flet si e jema e zeqos ne maje te thanes . MA-TE-RRA-CI ??!!

  3. Elton says:

    Tashi e ke ekzagjeruar totila. Zidan ishte nje nga me te miret. Jo si messi se per messin Luan gjith ekipi Barcelona ,kurse zidan luante dhe organizonte gjith ekipin. Dhe ska thene as je Gje te keqe Bale me vertet qe esht lojtareve shume I mire. Po normal dole ti nga shqiperia te vleresosh zidanin. Ti o njeri me duet se ke par vetem messin dhe se ke idene se car ndodh ne futbollin boteror. Ka shume lojtar te tjer qe per shkak te skemave te ndryshme te ekipeve ku bejn pjese, nuk bien shume ne sy. Kaloja messin ne kampionat Italian ,German ose anglez dhe do shohim sa do shkelqej

  4. Arsenal says:

    BEJL eshte super lojtar…vertet kur e ka topin dihet qe do e bej dicka te bukur.per mendimin timTotenhemi duhet te kete nje parrulle….*NO BEIL,NO WIN*…

  5. totila says:

    “ELTON”,it isn’t up to me to place MEESI ,ne vende te tjera .Ai e ka bere zgjedhjen e tij .Une jam “PARTIZAN” i futbollit spektakolar ,dhe me spektakolari luhet ne vendet LATINE .Momentalisht primatin e ka SPANJA ,dhe nje nga ato eshte BARCELONA pse jo dhe REALI,por ne menyren e tyre .Bile REALI per te qene i sinqerte eshte SHUME I FRIKSHEM ..Ne shume gjera MESSI me kujton te MADHIN MARADONA qe ashtu si dhe MESSI ,krijonte MREKULLIRA duke u nisur nga ASGJEJA . Ne ITALI futbolli eshte KOMERCIALIZUAR ,eshte I N D U S T R I. Ne GJERMANI futbolli eshte i ngurte ,skematik .Ne ANGLI luhet akoma me sistemin “W” ,luhet me centrata ,me topa te larte .Sado qe ANGLEZET zhvillojne nje volum te madh loje ,jane monotone dhe te lexueshem .Tjeter argument .Posedimi i topit ne njesine e kohes nga ekipet SPANJOLLE eshte dukshem me i larte ne krahasim me te gjithe kampionatet EUROPIANE .Pastaj ,une e di qe faji kryesor i MESSIT eshte se ai eshte nje “BISHE e TERBUAR ,por e VOGEL”,qe vetem shenon DHE shenon .Shenon rregullisht ne LA-LIGA . NE COPA DEL REY (sido qe aktivizohet vetem ne katershen e ketij kompeticioni) :CHAMPIONS LEAGUE :me ARGJENTINEN ,c’te te them une me shume se kaq . Kush BELI apo SHATI .Po ju tani e kuptoni qe duhet nje tjeter MODUS VIVENTI ,sepse MESSI U BE MONOTON ,shenon DHE VETEM SHENON .C’ti bejme t’a vrasim!!

    1. Bono says:

      TOTILA ti shikon vetem bardh e zi si puna e qenve. Cfaredo lajmi dhe kronike te jepet mbete vetem duke share dhe duke lavderuar Messin. Po hiqe njehere nga mendja more njeri se le nam. Ta kam parashtruar dhe me perpara qe shihe ndeshjen ne kuadrin e nje gote rakie dhe jo me syrin e tifozi te semure. E dime qe Messi eshte lojtar i mire, por rolin e liderit nuk ka per ta bere kurre. Sa te jete Iniesta dhe Ksavi qe e furnizojne vazhdimisht ai eshte OK. Si Ronalda qe ti e shan gjithmone dhe qe jam pro ne kete aspekt ashtu dhe Messi nuk e bejne kurre rolin e Liderit te ekipit. Dhe ti kete e kupton shume mire meqe je nje analist i shkelqyer ne kete drejtim. Te jesh lider do te thote te imponosh respekt dhe frike per kundershtarin. Te tille damke kane vetem lojtare si Zinedine ZIdan, Stefan Efenberg apo Xhorxh Best, etj……Mos harro qe vetem prania e Zidanit ne fushe e dergoi Francen aq lart ne Boterorin e 2006

  6. Elton says:

    Un nuk thash qe messi s esht I mire si lojtar. Po po te luaj ne nje kampionat tjeter jam shume I binder qe do jete nje fiasko. Dhe pse nuk I pelqej shume ronaldon si karakter portugez, ai e ka provuar veten ne angli dhe spanje.

  7. TOTILA says:

    Them vetem nje gje qe : MESSI ne ITALI po te luante do te merrte minimalisht 2 penallti per cdo ndeshje ,kjo eshte 100% e sigurte sepse une e di konceptin e futbollit ITALIAN .Ne GJERMANI po e njejta gje . Ne ANGLI po e po sepse ANGLEZET JANE NDER me AMATORET ne mbrojtje .Ah..mund te te jap te drejte ne se ai do te luante ne AMERIKEN LATINE ,ku ai kontinent e ka pezier me kohe FUTBOLLIN me REGBINE . Jo RONALDUA , ai nuk eshte nga ai lloj brumi qe t’i po e perzien me MESSIN . MESSI eshte MIELLI ,kurse RONALDUA ne raport me MESSIN eshte KRUNDJA . Buka del e hidhur .

  8. realisti says:

    Kisha bindjen se te pakten per ZIDAN nuk do kishte futbolldashes te fliste keq, por qenkq nje (TOTILLA).Ku dhe ne c,menyre mund te gjesh kurajo te ofendosh nje legjend si ZIDAN !?!?! Edhe mender materaci eshte shprehur se ishte shum i lumtur qe e shtriu ai gjeni ne toke, madje ishte gati ti kerkonte falje kti gjeniu ne prani te medjave…vetem qe zizu ti fliste me goj.Kur ja paraqiten kte kerkes te madhit ZIZU ai tha; ” sa here ta shikoj ate njeri do te bej te njejtin veprim”, falje u kerkoj vetem femijve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje