Barcelona do të bëjë një ftesë për Papa Françeskun që të ndjekë një ndeshje të këtij ekipi në stadium. Ftesa është konfirmuar nga ana e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell. Ai tha se për Barcelonën do të ishte një nder vizita e Papës, duke parë edhe faktin që tek katalanasit luajnë dy argjentinas, Lionel Mesi dhe Havier Maskerano.
“Si president i Barcelonës, do të ishte një nder shumë i madh që të ndanim me ju futbollin dhe jo vetëm atë si interesin tonë të përbashkët, pasi edhe ngjyrat e klubeve që preferojmë të dy janë të ngjashme. Do të mirëprisja me kënaqësi praninë tuaj në një ndeshje në “Kamp Nou” dhe të gëzoheshit me lojtarët tanë, sidomos bashkëkombësit tuaj, Mesi dhe Maskerano, të cilët e kanë mbështetur këtë përshëndetje duke hedhur firmën e tyre në këtë letër”, tha Rosell.
Papa Françesko I është një tifoz i zjarrtë futbolli, sidomos i klubit të qytetit të tij të lindjes, San Lorenzo, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të futbollit që nga momenti i përzgjedhjes, duke filluar nga kombëtaret e Italisë dhe Argjentinës që po planifikojnë një takim në nder të tij./b.l
Mir ban PAPA ,te shkojn e ta bekojn CAMP NOU se ka nevoj per bekim.
PO BILE BEKOI EDHE FUTBOLLISTAT TA KEN RROGEN ME TE LARTE ..SE DHE KRISHTI KESHTU JU THA LENI TE TJERET TE VDESIN URIE . JU JETONI NE FLORINJ/