Kombëtarja e femrave e nis me një barazim

5 Prill 2013, 10:50Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e femrave e ka nisur me një barazim ndeshjen e parë të saj zyrtare. Ajo ka barazuar 1-1 në fushën e Maltës, në kuadër të eleminatoreve që mbahen për pjesmarrjen në Botërorin e 2015-s.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në eleminatore, pasi kombëtarja e femrave është krijuar vetëm në vitin 2011 dhe deri më tani ka zhvilluar vetëm disa miqësore me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë.

Golin e parë zyrtar për Shqipërinë e shënoi sulmuesja Ellvana Curo. 21-vjeçarja në ndeshjen e së enjtes shënoi në minutën e 76-të për të kaluar Shqipërinë në epërsi 1:0. Por, Malta barazoi vetëm katër minuta më vonë.

Shqipëria bën pjesë në grupin e parë të raundit eleminator, së bashku me Maltën, Luksemburgun e Letoninë. Ndeshjen e radhës futbollistet e kombëtares do ta luajnë të shtunën kundër Letonisë, ndërsa me Luksemburgun do të përballen të martën. Të gjitha ndeshjet e grupit të parë do të luhen në Maltë, teksa dy ekipet që renditen të parat do të marrin pjesë në ndeshjet e grupeve./b.l

3 komente në “Kombëtarja e femrave e nis me një barazim”

  1. shikoni kur te dal totila dhe te shkruaj per messin dhe barcelonen tani!?ti fus dhe ndonje parull enveriste te tipit:BASHKIMI BEN FUQIN,se per te ska rendesi perse shkruan artikulli ai di vetem te derdellis ate qe ka ne mendje.

    1. Dean says:

      Hahaaaaaaaaaaaaa….
      E ben Ai.

  2. shqiptari says:

    KORIGJIM GAZETES : KOMBETARJA LUAN PER PARAELIMINATORE DHE JO PER GRUPIN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje