Jaja Ture ka nënshkruar një kontratë të re me Mançester Sitin, ku do të qendrojë edhe për 4 vjet të tjera. Nga kjo kontratë ai do të përfitojë 45 milionë paund në katër vite, duke qenë se rroga e tij është 11 milionë paund në vit.
Marrëveshja vjen pas presionit të menaxherit të mesfushorit, që kërcënoi se Ture do të largohej në një ekip tjetër, nëse Siti nuk ofronte një marrëveshje.
Ture u transferua nga Barcelona tek Siti dhe për momentin konsiderohet si një prej mesfushorëve më të fortë në botë./b.l