Në Suedi janë të sigurtë: Ibra në verë rikthehet në Itali, por tek Napoli

5 Prill 2013, 18:42Sport TEMA

Prej muajsh tashmë flitet për një rikthim të mundshëm të suedezit Zlatan Ibrahimoviç në kampionatin italian, dhe më saktësisht tek bardhezinjtë e Juventusit. Për rikthimin e tij në Torino fillimisht ka folur menaxheri i suedezit, Mino Raiola, ndërsa drejtuesi i lartë juventin, Pavël Nedved, ka thënë se dëshiron që ta rishohë sërish me fanellën e Juved Ibrën.

Në Suedi janë të sigurtë që Ibra do të rikthehet këtë verë në Itali, por jo tek Juventusi. Ibrahimoviç në mënyrë surprizë mund të përfundojë tek Napoli.

Një fakt të tillë e ka zbuluar gazeta suedeze “Aftonbladet”, e cila ka qenë gjithmonë shumë e afërt me lojtarin dhe shumë shpesh ka siguruar prej tij ekskluzive të rëndësishme.

Gazetarja Xhenifer Uegerup ka sqaruar për “Radio CRC” se si është situata reale e futbollistit.

Ai emri i parë në listën e dëshirave të presidentit De Laurentis dhe transferimi i tij te Napoli nuk do të ishte aq i çuditshëm. Është e vërtetë që ka një rrogë shumë të lartë për skuadrat italiane por PSZH nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e vetë Zlatan, ai iu shit pa dëshirë klubit parisien. Ai do të dëshironte të luante në jug, Napoli i pëlqen… ndaj nuk do të çuditesha nëse do ta shihja me fanellën e kësaj skuadre. Një gjë është e sigurt, atij i mungon Italia, ushqimi, ngrohtësia e njerëzve dhe tifozëve italianë”, ka thënë gazetarja suedeze./b.l

 

3 komente në “Në Suedi janë të sigurtë: Ibra në verë rikthehet në Itali, por tek Napoli”

  1. TOTILA says:

    Une jam me parimin :Tjetrin mos e duaj ,por isene ja ruaj . Per hir te vertetes IBRAHIMOVICI qysh nga AJAXI ,nga EUROPIANI i 2004 ,kudo ne cilin klub qe ka shkuar ka qene i njejti ,me te njejtin ritem ka luajtur pa nderprerje .Per kombetaren qe nu ka arritur rezultate nuk fajesohet ai sepse shoket e skuadres qe ka patur ,nuk kane qene ne nivelin e tij .Po nuk qene 2 apo 3 lojtare te medhenj ,mos prit qe te kesh rezultat .Me kete nuk dua te shfajesoj njeri .Po boll ti hedhim nje sy lojtareve me te cilet luajti PELJA ne BRAZIL 1958-1971 DHE PA DASHUR TI PERMEND atje ne kombetare kishte lojtare te famshem .Kur PELE e pa qe lojtaret nuk ishin me ata te paret ai dha doreheqje nga kombetarja .E njejta gje vlen dhe per MARADONEN ne kombetare 1982-199o si dhe per MULLERI e GJERMANISE 1970-1974 .Keto jane plejada qe vijne nje here ne 40-50 vjet . IBRAHIMOVICI deri tani ,nuk dua qe ta absolutizoj ,po per 10 vjet luan me te njejtin ritem .Nuk ka mare shume trofe ? E thashe dhe e spiegova me lart ,faktorin .Kudo qe ai te veje do t’i beje nder ekipit ku do shkoje .

    1. trojani says:

      Aman o totila na je bere si la fonteni me ke to fabulat e tua lere a derebardh dhe ndonje shkrim pa komentuar se s’behet kiameti….

  2. Arsenal says:

    Ibra eshte nje sulmus fantastik.eshte nje nder te preferuarit sepse do vetem te fitoj,dhe do ta arrijne me cdo forme.Ai do shkoj ne nje ekip qe mos kerkojne shum nga ai.(totila) e ke gabim qe thua njesoj eshte ne 10 vitet e fundit.ai eshte ber shum lojtar pertac dhe normalisht qe nje gje te tille nuk do e pelqente asnje ekip.per mendimin tim Ibra do shkoj ne nje skuader mesatare,qe mos bie ne sy qe ka rene nga ana fizike.dhe ai ekip qe do e marre mesiguri kontrat 2 vjecare do i bej se pastaj ska ce do me.po nuk e kerkoi ndonje ekip RUS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje