Mançester Junajtid punëson ekspertë për të “ngjallur” tifozët

5 Prill 2013, 16:51Sport TEMA

Drejtuesit e Mançester Junajtid duket se kanë nevojë për mbështetjen e plotë të tifozëve të skuadrës, edhe pse ekipi ecën i qetë drejt titullit të 20-të kampion në Angli. Një fakt i tillë vihet re nga punësimi i disa ekspertëve audio, në mënyrë që të kontribuojnë për të përmirësuar atmosferën në stadiumin “Old Traford”.

Tifozët e zakonshëm, ata që ndjekin prej shumë vitesh skuadrën, mendojnë se mungesa e atmosferës dhe zhurmës në stadium, vjen për faktin e thuajse në çdo takim ka një numër të madh turistësh dhe të ftuarish që gjenden në “Old Traford”, njerëz që nuk janë edhe aq të afërt me skuadrën.

Sipas “Manchester Evening News”, një specialist ka qenë i pranishëm në stadium për të kuptuar se pse tashmë tifozët nuk arrijnë të dëgjojnë njëri-tjetrin duke kënduar nga një cep në tjetrin brenda impiantit. Ai e ka bërë një gjë të tillë gjatë takimit kundër Liverpulit, kur skuadra e Ferguson fitoi 2-1 dhe entuziazmi në stadium ishte i jashtëzakonshëm.

Këtë shqetësim tifozët ia kanë drejtuar klubit, që tashmë po mendon që nëpërmjet eksperteve të arrijë të spostojë tifozët e rregullt në pikën ku zëri merr një shpërndarje sa më të mirë dhe në këtë mënyrë, këngët e tyre do të dëgjohen në të gjithë impiantin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje