Gjyqtarët korruptohen me “shërbim seksual falas”

5 Prill 2013, 10:51Sport TEMA

Tre gjyqtarë libanezë janë akuzuar se kanë manipuluar një ndeshje duke përfituar shërbime seksuale falas. Bëhet fjalë për një ndeshje të Kupës AFC në Singapor.

Gjyqtari Ali Sabagh dhe asistentët Ali Eid dhe Abdallah Taleb, u zëvendësuan me shpejtësi nga zyrtarë nga Tajlanda e Malajzia për ndeshjen ku ekipi i Singaporit, Tampines Rovers, u mund 4-2 nga Ist Bengal i Indisë, pasi kishin marrë si ryshfet pikërisht shkuarjen me disa prostituta.

“Ali Sabagh, Ali Eid dhe Abdallah Taleb u dërguan në gjyq, secili prej tyre me një akuzë të përfitimit të korrupsionit në formën e marrëdhënieve seksuale falas. Singapori ka përdorur gjithmonë tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe manipulimit të ndeshjeve, ndaj çdo formë e tyre është e dënueshme në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Singaporit.

Singapori konsiderohet si një ndër vendet ku gjendet qendra më e madhe e trukimit të ndeshjeve në Europë./b.l

1 komente në “Gjyqtarët korruptohen me “shërbim seksual falas””

  1. GR says:

    Sa injoranta , te pakten ti merrnit cash se ku i dihet ato “zonjat” mund te kishin edhe ndonje semundje .Ku ka rene niveli i sportit kudo ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje