Ja lista e lojtarëve që kërkon Guardiola, pritet largimi i Riberi-Roben

5 Prill 2013, 14:59Sport TEMA

Pavarësisht se Bajern Mynih është duke bërë një sezon spektakolar këtë vit, Pep Guardiola duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë sezonin e ardhshëm në lidhje me afrimin e lojtarëve të rinj, por edhe largimet.

Sipas mediave gjermane, dy objektivat kryesorë në listën e Guardiolës ndodhen në ekipin e Juventusit. Bëhet fjalë për mesfushorin Arturo Vidal, që edhe dy sezone më parë, para se të zgjidhte Juventusin, ishte shumë pranë Bajernit, si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Stefan Linshtanjer.

Nga kampionati italian Guardiola kërkon edhe sulmuesin e Napolit, Edinson Kavani, që pritet të zëvendësojë Mario Gomez, i cili nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, pritet që të bëhet një ofertë edhe për sulmuesin e Fiorentinës, Stefan Jovetiç.

Inigo Martinez dhe Asier Ijaramendi të Real Sociedad, Isko i Malaga, Benat Ekstebarria i Betis dhe Iker Munian i Atletik Bilbao janë emrat e tjerë që kërkon Guardiola nga kampionati spanjoll.

Për të bërë këto blerje duhen shuma të mëdha parash dhe për këtë arsye Bajern pritet që të nxjerrë në shitje dy prej yjeve të saj, Frenk Riberi dhe Arjen Roben, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e Guardiolës./b.l

12 komente në “Ja lista e lojtarëve që kërkon Guardiola, pritet largimi i Riberi-Roben”

  1. Arsenal says:

    nuk e di cdo bente Guardiola me shum sa ky qe eshte tani.Dhe cdo bente Jupp Heynckes me ter keto shpenzime qe do bej Guardiola.te jesh ne ate forme dhe te te heqin i thojn ci thojne….

    1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

      Per mua mire do te ishte qe Pep te priste fundin e sezonit.Bayerni kete vit eshte ne lufte per gjithçka.Ne rast se i merr te gjitha,une them qe do te ishte fatale te ribehet nje ekip nga e para.
      -Ne Bundeslige,Bayern nuk diskuton ekip!
      -Ne chempions ka treguar qe i ha te gjithe,me shume se kaq kam pershtypjen se nuk duhet tjeter,apo jo?

  2. Ben Chicago says:

    Bajerni ka mundesi te fitoje gjithcka kete vit,qe do te thote ka nje ekip dhe trainer te shkelqyer.Ky Guardiola me kujton nje Piktor te deshtuar qe kur u be Krietar Bashkie lyevi pallatet me boje te verdhe!!!

    1. enea says:

      Ky Guardiola me kujton nje piktor qe mori Tiranen qe ishte kthyer ne nje hale nga shpellaret e Berishes dhe e ktheu ne qytet.

      Dhe keshtu u be me i njohuri ne bote.

      Ben Chicago i perket kategorise se shpellareve.

      1. gysi says:

        Hahahahahha i modh fare

    2. bajlozi says:

      Kan shku cecenet ne Amerike dhe komentojn per futbollin. O ti zotnia chikago, e di ke me kujton ti mua? Ata cecenet e pare qe zaptuan tironen dhe shurrosnin neper cepat e bulevardit ngaqe nuk kishin banjo neper kasollet ku rrinin. C’merrem dhe une me derra si puna jote……yyyyyy derr hesapi!!!!

  3. Bavarezi says:

    Talleni ju??? Ku i merrni keto Info.. Do bleje Lichsteiner dhe Vidal… dhe do shese Riberi… hahahah sikur ndeshja e fundit te ishte loz para tre vjetesh, po ska as tre dite qe Riberi i beri te dukeshin qesharake lichsteinerin dhe vidalin… Ok vidalin e marrim se do largojme Timoshukun dhe mund te na beje pune si rezerve e trete ? ?

    1. x ju bavaresi says:

      Vertete fitoi me Juven,Bayerni.
      Por nuk do te thote se cdo gje mbaroi,se nga ai top i rrumullaket,ka treguar shpesh rrezime rezultatesh.
      Prandaj te qendrojme me kembe ne toke,e jo te fluturojme.
      Me pake fjale te presim ndeshjen e kthimit ne Torino.
      E pastaj mund te flasim,se ne stadium Juventus zore qe te fitoi Bayerni.

      Me gjitheate Forza JUVE.

      1. Ben Chicago says:

        Bayerni fiton edhe ne Torino,dhe eshte pretendi kryesor bashke me Realin te fitoje ChL.

    2. agim says:

      Vidali rezerve tek Bayern???? Uauuu …. Vidali ishte i vetmi qe luajti nga Juve … Ishte ndeshja Bayern – Vidal …. dhe prape po te mos ishte per dy paperat e Buffon … zor se do bente gol …. ndaj Juves me te dobet te ketyre dy vjeteve.
      Megjithate Vidal ta enderroni …. Likken … hudhni 15 mln dhe merreni.

  4. MALUA says:

    Po mire o “ben cikago ” ,qe paske shkuar shume larg ne veri ,me doemos duhet te jesh me banim te perkohshem mbi LUMIN SHKUMBIN .Po me edi ramen cke qe e permend .ti beni dhe gjithe soji yt e di mire se cberi rama ne bashkine e tiranes .e gjeti shurrtore te atyre qe zaptuan tokat jo vetem te bregut te mates dhe te bregut te bunes ,por u perhapen neper nevojtore ,me fal se doja te thosha bathore ,mirepo fale zotit donin te zaptonin dhe nen shkumbinin ,por ky rama po ua pret hovin .e gjeti tiranen nje nevojtore dhe e ktheu atje ku i takonte si nje qytet ku dhe te huajt qe e ndjejne me shume se ty ndryshimin ,i dhane te drejte .bile dhe ata emigrante qe moren rruget ne fillim te viteve ’90 dhe u kthyen kur moren dokumentat ,kur erdhen u habiten me ndryshimin .tani lule basha po e kthen prape ne hale te madhe .edi rama ka nje faj te madh,eshte familje e qyteteruar qe nga stergjysherit si nga nena dhe baba dhe nuk di te mare hak sic mer sali udb-ja ,sali serbi .nuk u mora fare me temen .por cuditerisht si edi rama dhe guardiola kane nje ngjashmeri te cuditeshme fizike dhe mund ta mare me mend se mund te kene te njejten inteligjence dhe e kane .

  5. toni says:

    o beno piktorin me penel te thare e sepate ne brez thuaj..hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje