Mançini: Nuk i meritojmë 15 pikë diferencë nga Junajtid

5 Prill 2013, 18:35Sport TEMA

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, mendon se ekipi i tij nuk e meriton diferencën prej 15 pikësh që ka me rivalët e Junaited, me të cilët do të ndeshen mbrëmjen e së hënës.

Nuk e meritojmë të jemi 15 pikë pas tyre në renditje”, tha Mançini para gazetarëve. “Junajtid ka luajtur shumë mirë dhe ka fituar shumë ndeshje. Ata janë të pamposhtur në 18 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat dhe humbja e tyre e fundit ishte përballë Noruiç. Ndaj ata e meritojnë të jenë në kreun e renditjes. Por jo me 15 pikë diferencë, kjo nuk është tabela reale e klasifikimit.

Ne tani na mbeten edhe 8 ndeshje. Nëse luajmë mirë dhe fitojmë shumë nga këto ndeshje, ndoshta mund të shkurtojmë diferencën. Ky duhet të jetë objektivi ynë për momentin”, tha Mançini./b.l

2 komente në “Mançini: Nuk i meritojmë 15 pikë diferencë nga Junajtid”

  1. Argita_B says:

    Problemi eshte se per fitimin e pikeve ne kampionat ka nje rregullore, fitorja 3 pike, barazimi 1 dhe humbja 0 pike, kjo rregullore aplikohet per te gjithe me duket. Mançini kerkon qe te ndryshoje rregulloren tani se nuk i shkon me per shtat kjo aktualja.

  2. Arsenal says:

    ky kujton vertet se eshte trajneri me i mire ne Angli…po ce do qe e shkel me kembe ai qe ka ne krah.te marresh titullin *SIR* duhet rruge e gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje