Hemilton: Shpesh fle brenda makinës së Formula 1

6 Prill 2013, 11:24Sport TEMA

Luis Hemilton ka pranuar se shpesh herë fle në makinën e tij në Formula 1. Ai ka thënë se Mercedes e ka bërë aq të rehatshme ndenjësen e makinës, sa ka ndodhur që të dremisë edhe mes provave zyrtare.

“Pozicioni i ndenjëses brenda makinës së garës është relativisht i shtrirë. Ndaj nëse je i ulur në makinë, është shumë e lehtë të të zërë gjumi ndërsa je në garazh. Zakonisht, gjatë kualifikueseve, mua më zë gjumi ndërmjet raundeve të ndryshme kur presim për të zbritur në pistë, pasi ndjehem shumë rehat brenda makinës”, ka thënë Hemilton.

“Ndenjësja përshtatet me formën e trupit tim. Ajo është shumë e lehtë dhe është e përbërë nga fibra karboni. Kur ulesh në të duket sikur je në një çantë, pasi ajo ka një lloj shkume që të rrethon trupin. Gjithçka peshon rreth një kilogram. kur ndërton ndenjësen për makinën, duhet të jesh i sigurt që ajo është perfekte në 100%, pasi do të kalosh gjithë vitin në të”, ka vijuar ai./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje