Aleks Ferguson mendon se një rikthim i mundshëm i Hoze Murinjos në Angli, do të ishte një rrezik më shumë për Junaited, për të fituar titullin kampion vitin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave. Murinjo do të rikthehet tek Çelsi sezonin e ardhshëm.
“Askush nuk mund të parashikojë nëse mund të sigurojmë 3 tituj kampion radhazi. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë një gjë të tillë por ky kampionat është i vështirë. Nëse Murinjo do të kthehet te Çelsi, ashtu siç flitet, do të jetë një sfidë e vështirë për ne nga ana e asaj skuadre” u shpreh Ferguson.
Tekniku skocez ndërkohë ka folur me superlative për lojtarët e rinj të ekipit, duke treguar kështu se e ardhmja e Junaited është e sigurtë.
“Ne nuk do të biem si skuadër, pasi kemi në ekip shumë futbollistë të rinj. Rafael ka treguar se sa shumë është rritur në këtë sezon dhe De Gea gjithashtu ka pasur një progres të vazhdueshëm. Kagaua do të jetë një lojtar edhe më i mirë në sezonin e ardhshëm, ashtu si Fil Xhons që mund të luajë ku të dëshirojë ai”, tha skocezi./b.l
po totila dhe hori cmendim kane per kete thenie te fergit!?vlersimi qe i ben murinjos ky fergusoni duket pak si kontradiktore nga theniet e “spesialistit” totila ketu te gazeta tema.pse duhet folur kaq shume nga keteo figura te futbollit per kete trajner qe vetem “shkatron “ekipet ku shkon,po degjoni totilen ore se jeni shume mbrapa ne kete fush.
kush je ti ore lamash?? ja ma jep pak adresen ku rri e te shohim se sa gangster je?
Shoku im,duket se ti nuk e njef fare Fergusonin.Ky ”vlersim” qe i bo Fergusoni Murinjos eshte 1 tallje e menderes por ne menyren Britanike. Megjithate me mire se askush tjeter e kupton Murinjo se c’a ka dash me the Ferguson.
Fergusoni vetem se ka perseritur ato qe ka thene ne nje emision kushtuar Mourinjos disa kohe me pare!Kjo levizje do i beje nder Premier League-s,dhe nga ana tjeter do kenaqe disa tifoze kundershtare te Realit,pasi vetem keshtu nuk mund te kete me grind dhe rivalitet.